Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia

9 Janar, 14:31| Përditesimi: 10 Janar, 01:33

  • Share

Deputetja e opozitës Ina Zhupa thotë se ndryshimi në qeveri i kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi krijimin e një dikasteri të ri qeverisës, duke bashkuar ministrinë e Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionit, bëhet për koncesionet në trashëgiminë kulturore.

Në një intervistë për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja demokrate thotë se kjo do të jetë ministria e dhënies së koncesioneve të trashëgimisë kulturore, duke pasur si qëllim kryesor fitimin dhe maksimizimin e parave. Sipas Zhupës kjo do të sjellë shkatërrim të trashëgimisë kulturore.

'Është ironike sesi ish-ministri i Kulturës shkrin Ministrinë e Kulturës. Kemi të bëjmë me një shkrirje të Kulturës, kjo bëhet me një qëllim të caktuar ka të bëjë me koncesionet e trashëgimisë kulturore. Në rastin e koncesionit të Butrinti u trajtua nga ministria e Kulturës dhe jo e Ekonomisë. Ky do të jetë modeli, për pallatit e Brigadave, amfiteatrin e Durrësit, për Porto Romanon, pra si të japim me koncesion trashëgiminë tonë të Kulturës. Kjo e çoi Edi Ramën të bëjë shkrirjen, pasi do të jetë ministria e dhënies së koncesioneve të trashëgimisë kulturore. Nuk ka ndodhur që ta shkrish ministrinë e Kulturës dhe ta çosh te Ekonomia duke pasur si qëllim kryesor fitimin, maksimizimin e parave. Ky është shkatërrimi i Shqipërisë.- u shpreh Zhupa.

Zhupa shtoi më tej se ndryshimet në qeveri vijnë si rrjedhojë e ndryshimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

‘Kjo lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Do të jenë të lejueshme për aktivitete në ndërtim. Nuk mundet që kulturën e vendit ta materializosh në koncept ekonomik. Kjo shkrirje nuk është bërë në dobi të turizmit.’- u shpreh Zhupa.

Deputetja e opozitës pohoi se për në gjë është dakord me Ramën, për heqjen e Elva Margaritit, pasi sipas saj ishte një ministre e dështuar.

Ndërkohë gazetari Ermal Peçi, tha se kjo bëhet në funksion të turizmit.

‘Në thelb ndryshimi bëhet për mirë. Lidhet me zhvillimet që bëhen në fushën e Turizmit.  Tashmë sfidat e reja që do të duhet të përballet turizmi. Një shoqëri do të do të duhet të investojë edhe në identitet edhe në kulturë. Kjo është një risi e mirë! Nuk shoh asgjë të keqe të ketë një shkrirje të këtyre ministrive, duke qenë se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha të turizmit.’- tha gazetari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petri: 10/01/2024 07:22

    Pse nuk protestoni demokratikisht?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?