Komisioni Veprimtarisë Prodhuese dërgon për seancë plenare ndryshimet në Kodin Rrugor të dakordësuara mes Partisë Demokratike të Alibeajt dhe mazhorancës. Ndër ndryshimet kryesore që parashikohen në Kodin Rrugor janë jetëgjatësia e lejes së drejtimit deri në moshën 70-vjeçare, rritja e shpejtësisë së lejuar në disa prej akseve rrugore në vend nga 110 km/h në 130 km/h. Ndryshime të tjera lidhen dhe me ndarjen e parkingjeve publike e private, të cilat do të jenë në nivelin 50% publik dhe 50% privat në nivel zone dhe me vendim të Këshillit Bashkiak.
Një ndryshim tjetër i dakordësuar është ai që i mundëson drejtuesve të automjeteve që të përfitojnë 50% ulje të gjobës nëse e paguajnë brenda 15 ditëve, më tutje aplikohet kamatëvonesa. Aktualisht ligji parashikon 20% ulje gjobe, nëse pagesa bëhet brenda 5 ditëve. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm është dhe mënyra e patrullimit të policisë rrugore.
Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla qershorin e vitit të shkuar. Në shtator, Kuvendi bashkoj dy nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota. Partia Demokratike në dhjetor nuk pranoi kalimin e draftit në kuvend, duke nxjerr si argument disa çështje procedurale. Kësisoj, Partia Demokratike evitoi votimin e ligjit në të njëjtën seancë me votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, që ishin parashikuar në seancën e fundit kuvendore të dhjetorit të shkuar. E ndërsa për Kushtetuesen, votimi u krye, për Avokatin e Popullit duket se çështja mbetet e hupur, ashtu si dhe çështje të tjera që kërkojnë dakordësinë mazhorancës dhe opozitës, sicc janë “Dekomunistizimi”, “Reforma Zgjedhor”.
Ritja e shpejtesise eshte nje cmenduri sepse ne Shqiperi dominon malokeria qe kane lene mushkat e gomeret dhe kane blere makina sigurisht me djersen e droges.
Përgjigju