Erisa Xhixho takim me qytetarët

Politikë

'Ndryshimi është vetëm një javë larg', Erisa Xhixho: Qeveria në 12 vite ka rrënuar ekonominë, mijëra biznese kanë falimentuar

4 Maj, 16:14| Përditesimi: 4 Maj, 16:31

  • Share

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho  në një postim në rrjetin e saj social është shprehur se në këto 12 vite, qeveria ka qenë shkaktari i rrënimit të ekonomisë dhe falimentimit të mijëra bizneseve.

Xhixho theksoi se ndryshimi është pranë dhe premtoi mbështetje të plotë për sipërmarrjen shqiptare përmes koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 në fletën e votimit.

'Kurrë nuk duhet të harrojmë se në këto 12 vite, Edi Rama ka qenë shkaktari i rrënimit të ekonomisë dhe falimentimit të mijëra bizneseve. Ndryshimi është vetëm një javë larg. Me Aleancën për Shqipërinë Madhështore, sipërmarrja do të ketë mbështetjen që meriton. Së bashku, ja dalim', shkruan ajo. 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?