Foto, si u bë ndryshimi i orës

Ndryshimi i orës, gjatë natës akrepat u kthyen 60 minuta prapa

30 Tetor 2022, 07:33| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 08:15

  • Share

Gjatë natës se kaluar akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës ndodhi më 30 tetor në orën 2 të mëngjesit dhe sot të gjithë kemi fjetur një orë më shumë se zakonisht. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës u bë në mënyrë automatike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?