Foto ilustruese

Lifestyle

Ndryshimi i orës, Juncker: Njerëzit nuk e duan, do të propozoj heqjen e kësaj praktike

31 Gusht 2018, 17:51| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 18:06

  • Share

Në një sondazh online qytetarët e Bashkimit Europian vendosën anulimin e praktikës së ndërrimit të orës.

80% e 4,6 milionë qytetarëve në sondazh që votuan donin që edhe gjatë dimrit të mbanin të njëjtën orë që kishin përdorur gjatë verës.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u shpreh se do të propozojë heqjen e këtij rregulli.

Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë dhe unë do ta propozoj.

Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian

Vendimi për çështjen e ndryshimit të orës do të merret ditën e sotme nga ana e Komisionit Europian.

Mbështetësit e anulimit të praktikës thonë se kjo gjë mund të ndihmojë në uljen e aksidenteve në trafik dhe në kursimin e energjisë elektrike.

Mosndryshimin e orës kanë filluar ta praktikojnë tashmë disa vende si: Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?