Selia e PD

Politikë

Ndryshimi i qëndrimit për kapjen e 613 kg kokainë, PD: Rama nuk është i besueshëm

28 Mars 2018, 16:37| Përditesimi: 28 Mars 2018, 16:46

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas ndryshimit të qëndrimit nga kryeministri Rama për operacionin në fund të shkurtit ku u sekuestruan 613 kg kokainë, e ardhur nga Kolumbia.

Gjatë një interviste për gazetën gjermane "Die Wielt" Rama u shpreh sot se droga u sekuestrua në bashkëpunim me policinë italiane duke u tërhequr nga qëndrimi i shprehur pak orë pas kapjes së 613 kg kokainë në kapanonin e "Arbri-Garden" muajin e kaluar në Maminas të Durrësit, kur tha se sasia rekord e drogës u zbulua nga autoritetet shqiptare.

Pas tërheqjes së Ramës sot, PD ka reaguar duke e cilësuar kryeministrin të ‘pa besueshëm’. Opozita ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikantët e 613 kg kokainë.  Deri tani për sasinë rekord të drogës është kapur vetëm shoferi dhe administratori i firmës, ndërsa pronari i Arbri-Garden", Arbër Çekaj është në Gjermani, ndërsa është shpallur në kërkim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?