Nisma Thurje dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u pajisur me formularin për mbledhjen e firmave për referendum.
Kjo nismë e partive të vogla synon të mbledhë 50 mijë firma për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që sipas tyre favorizon vetëm dy partitë e mëdha dhe nuk lejon përfaqësimin e forcave të vogla politike, e aq më tepër ndryshim të qeverisë.
“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë.
Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë.”, tha ai.
Lajm në përditësim...