Charles Leclerc

Ndryshimi i skemës për garën e Baku-së, Leclerc i Ferrarit niset i pari në Azerbajxhan

28 Prill 2023, 16:45| Përditesimi: 28 Prill 2023, 16:46

  • Share

Këtë të premte në Baku të Azerbajxhanit janë zhvilluar kualifikueset për garën e së dielës në Çmmimin e Madh në Formula 1. Pas kualifikueseve të sotme, në "pole-position" ia doli të arrijë piloti i Formula 1, Charles Leclerc. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Sergio Perez.

Duke vendosur saktësisht të njëjtën kohë me Verstappen në seksionin e parë në Q3, Leclerc u përmirësua me 0,242s në provën e dytë, pasi Verstappen mundi të gjente vetëm 0,188s.

Më pas vendet vijojnë me Sainz, Hamilton, Alonso, Norrin dhe me radhë. Në garën e katërt të sezonit, "Kokëkuqja" duket se ka nisur mirë gjithçka, teksa këto kualifikuese vendosën edhe nisjen e garës së të dielës në 15:00.

Nesër Formula 1 në Baku do zhvillojë garat sprint, që nuk kanë lidhje me kualifikueset e sotme; një ndryshim skeme nga organizatorët që është kritikuar shumë nga pilotët dhe skuadrat.

Renditja e pilotëve për garën e së dielës

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?