Ndryshimi mes simptomave të alergjisë dhe COVID-19, Mjekja: Temperatura dhe dhimbja e trupit, dallimet kryesore (VIDEO)

27 Maj 2020, 13:08| Përditesimi: 27 Maj 2020, 16:49

  • Share

Periudha prill-qershor  njihet dhe si periudha e alergjive ku teshtimat, kollitja dhe bllokimi i frymëmarrjes janë prezente. Të ndodhur në kohë pandemie të covid-19, shenjat e të cilave ngatërrohen dhe me alergjitë, shkaktojnë dhe një paqartësi dhe tension tek njerëzit duke iu drejtuar gjithmonë e më shpesh bluzave të bardha.

Mjekja e alergjisë, Merita Hita shpjegoi në një intervistë për Report TV ndryshimin mes simptomave të alergjive dhe covid-19, ku tha se i vetmi ndryshim është se covid-19 shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje trupi në krahasim me alergjitë që nuk i kanë këto simptoma.

"Simptomat e alergjive janë teshtimat, bllokim hundësh, kruajtje sysh dhe hundësh, kollë dhe bllokim frymëmarrje që shkaktohen nga poleni. Sezoni i alergjive fillon nga fundi i prillit deri në fund të qershorit. Në këtë periudhë vijnë me skuqje dhe lotim të syve dhe rrjedhje e bllokim hundësh. Pacientët tremben nga këto shenja. Alergjia ka teshtima të shpeshta dhe nuk ka temperaturë dhe dhimbje trupi, ndryshe nga covid që i ka. Gjithashtu dhe dhimbja e fytit bën diferencën. Kur je me covid nuk ke kruajtje, ndërsa gjatë alergjive ke ngacmim dhe kruarje të fytit", u shpreh mjekja Hita.

Mjekja Merita Hita tha se gjatë ditës ka shumë vizita jo vetëm nga personat alergjike, por dhe ata astmatik, ndërsa frika nga covid-19 ka shtuar edhe më shumë fluksin.

Gjithashtu ajo tha dhe disa këshilla të vlefshme për persona alergjik në mënyrë që të shmangin sa më shumë këtë gjë, në një kohë kur polenat kanë 'pushtuar' ambientin.

Këshilla për personat alergjikë

- Të shmangen daljet në pikun e vapës ku polenët janë më të shumtë

- Kur udhëtojnë me makinë të mbyllin dritaret

- Të mbajnë maska

- Sapo shkojnë në shtëpi të lajnë flokët dhe heqin veshjet pasi mbajnë polenat

- Shmangni ambientet e gjelbëruara

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 27/05/2020 13:31

    Po maskat pse i mbajne ulur keto? Pikerisht kur jemi duke folur, duhet te mbajme masken te mbuloj gojen ne menyre qe te evitohet dalja e sperklave te peshtymes. Ndonjehere, mjeket ne vend qe te jene shembull, bejne te kunderten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?