Pas PPP-ve bie edhe projekti i Teatrit? Mazniku në '45 Minuta': Procedurë e re, nder të mbetet arkitekti danez

27 Shkurt 2020, 16:58| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 17:46

  • Share

TIRANE-N/kryetari i bashkisë së kryeqytetit Arbi Mazniku i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' në Report Tv shpjegoi se përse u prish marrëveshja  koncensionare me firmën "Fusha.sh.p.k", duke vendosur që Teatri i ri Kombëtar të ndërtohet nga buxheti i shtetit me një garë të re dhe jo më nja një investitor privat. Teknika dhe koha ishin dy nga arsyet që sipas Maznikut ishin vendimtare që çuan në prishjen e marrëveshjes me koncesionarin.

"Në garë kemi pasur vetëm një aplikues, më pas ishte negocimi i kontratës nga një grup ku kishte edhe përfaqësues nga artistët në mënyrë që të ishte në standardet më të mira të mundshme. Kjo negociatë u bë për disa muaj dhe nuk u arrit në një konkluzion, sepse kërkesat që ne kishim për tetarin, kompania nuk mund ti arrinte me objektivat financiare. Ne e donim me standarde të larta të kohës, një objekt që ti qëndronte kohës për gjenerata dhe të ndërtohej shpejt. Por në negocim nuk u arritën. Lidhur me teknologjinë, skenën, madhësinë, etj. Pra firma nuk ishte e gatshme të ndërtonte sipas standardeve që donim ne. Ky propozim që ishte deri tani ka rënë plotësisht".

Me prishjen e marrëveshjes me koncesionarin, bie ligji special që Presidenti dërgoi në Kushtetuese, por edhe projekti për teatrin, që bëri arkitekti danez Bjarke Ingels (shiko ketu projektin). N/kryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku u shpreh se për projektin e Teatrit do të ketë një procedurë të re."Besoj që elementët e ligjit special nuk kanë më vlerë. Ne i kaluam hapat sikur i parashikon ligji dhe aty parashikohej se hapat mund të ngecnin. Përsa i përket projektit, unë mendoj se do i bënte nder që një nga arkitektët më të mirë në botë, do të ishte një xhevahir në qytetin tonë, të kemi një objekt të tillë. Do të ketë një procedurë të re që do të merret dhe nuk kam unë autoritet ta them. Unë mendoj se do i bënte nder qytetit të kishim një projekt nga ky arkitekt'.

Për Teatrin e ri Kombëtar do të hapet gara dhe objektivi sipas tij është që të nisin punimet brenda këtij viti. "Kjo është pronë e shtetit dhe do të bëhet me financim publik, do të ketë një garë dhe transparencë për mënyrë si do të bëhet. Objektivi i qeverisë është që punimet për teatrin e ri të fillojnë brenda këtij viti. Nuk mund të flas për një vlerë, por objekti do të ketë të gjitha standardet që trupa e arsyeshme e artistëve ka kërkuar. Do i kërkojmë qeverisë që të na mbështesë financiarisht, që teatri të jetë me standardin më të mirë". I pyetur për shumën që po lakohet 30 mln euro, Mazniku tha "do të jetë rreth kësaj vlere besoj".  

Po, kompania që u tërhoq a do të jetë më pjesë e garës? "Janë dy gjëra të ndryshme. Kompania nuk është se nuk ishte e aftë, por nuk i dilnin hesapet. Nuk është çështje e kapacitetit teknik. Unë nuk di të them të gjykoj apo paragjykoj cfarë do të bëjnë kompanitë. As nuk i paragjykoj" tha ai.

Por si i përgjigjet Mazniku, skepticizmit të Lulzim Bashës, që u shpreh dje se opozita nuk tërhiqet pa një vendim të qartë që nuk do të ndërtohen kullat. N/kryetari i bashkisë tha se hapësira private pas truallit të teatrit duhet të zhvillohet, por si dhe kur mbetet për t'u vendosur në një moment tjetër, por theksoi se do të jenë dy gjëra të ndara nga ana administrative pas rënies së projektit me koncesionarin. Pra në truallin e Teatrit aktual do të ndërtohet godina e re, ndërsa pjesa private është cështje tjetër. 

"Ne nuk kemi thënë se aty nuk do të ndërtohet, te prona që është hapësirë pronë private duhet të zhvillohet nuk mund të lihet me objekte të shëmtuara, që nuk sjellin asgjë. Hapësira që nuk është pjesë e teatrit duhet të zhvillohet, mënyrat dhe mekanizmat janë për biseda të tjera. Janë ushtrime që duhet parë në mënyrë paralele, njëra si do të ndërtohet teatri, dhe tjera si do të zhvillohet më mirë për qytetin, si mund të rrisim vlerën e këtij aseti. Nuk dimë si do të zhvillohet. Kjo është një cështje që do ta vendosim në një moment të caktuar. Janë dy ushtrime të ndara nga ana administrative. Pozicioni i liderit të opozitës për këtë cështje nuk është shqetësimi ynë. Ai nuk ka arritur që të bëjë asgjë, por vetëm fjalët e veta" tha ai.

Protestës së aktorëve zyrtari i bashkisë u përgjigjet në këtë mënyrë "Shqipëria është vend i lirë, ku cdo qytetar ka të drejtë të shprehet, me protestë, etj. Ata janë shprehje e qartë, që njerëzit në Shqipëri janë të lirë të shprehen si të duan. Nga ana tjetër është e drejta e shumicës së artistëve të këtij vendi, që nuk janë ata që rrinë aty, që përmes zgjedhjeve dhe institucioneve që zgjidhen nga shumica të vendosin në mënyrë më të mirë për të ardhmen e vendit. Ata njerëz kanë respektin tim për qëndresën e tyre, por nuk bie dakord me atë që thonë dhe nuk do të biem peng i tyre. Para shtëpisë së Bardhë një zonjë qëndron prej 35 vitesh dhe atë nuk e lëviz asnjë. Ata mund të protestojnë, por nuk mund të bëhen pengesë për shqiptarët. Europa Nostra? "Nuk është prestigjoze dhe është shoqatë, ka pafund shoqata. Teatri ka vetëm vlerë morale".

Në hyrje të godinës së Teatrit Kombëtar, prej disa muajsh vijon një protestë e një grupi artistësh, ndërsa Mazniku kishte një këshillë. "Në teatër nuk duhet të hyjë asnjë, pasi është objekt i rrezikshëm. Ai është objekt që nuk është më teatri kombëtar, pa funksion dhe personat që rrinë aty rrezikojnë jetën, por kjo është zgjidhje e tyre. Unë nuk do të rrezikoja jetën për të hyrë aty. Tërmeti nuk prish dot çadra, por objekte. Objektet e drurit dhe tallashit kanë përkulshmëri më të lartë, por e prish me kollaj zjarri" përfundoi ai.

Komento

Komente

  • Tani Shkoder: 27/02/2020 18:52

    Injoranca e madhe ben te padijshmit te ditur. Ne rradh te pare teatri nuk duhet prishur, por edhe po vendosen injorantet ta prishin, prap gabojn me projektin sepse aty ka ndertesa te stilit Venecian e kto do vendosin ndertese moderne me xham. Hajde rrumpall hajde.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/02/2020 17:28

    Domosdo sepse danezët projektojnë ndërtesa që i bën disa njerëz te ndjehen mire duke patur ndërtesa ultra te bukura qe zbukurojne vendin qe te ben krenar. Jepjani ndonje anadollaku të na bëjë një teater me stil hamami me mire te shkojme te lajme brekët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?