Foto Ilustruese

Shëndeti

Ndryshojnë datat/ Infermierët, ja emrat kush do testohet në muajin korrik

4 Korrik 2018, 07:15| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 09:23

  • Share

Publikohen emrat e infermierëve që do të japin provimin e shtetit në muajin korrik për të marrë licensën. Qëndra e Shërbimeve  Arsimore bën me dije se tashmë ka nisur provimi i shtetit për të gjithë infermierët e rinj, por për rreth 400 profesionistë, kanë ndryshuar datat e testimit. Gazeta sjell sot emrat e infermierëve që do testohen duke filluar nga data 17 korrik deri më 20 korrik.

Provimi i shtetit

Kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit. “Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”,-thotë Qendra e Shërbimeve Arsimore.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat e infermierëve që japin provimin

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?