Ndryshojnë rregullat e fundjavës! Pensionistët e prindërit me fëmijë lejohen të shtunë e të dielë, por me orare të ndryshme

1 Maj 2020, 23:15| Përditesimi: 1 Maj 2020, 23:19

  • Share

E ndryshme do të jetë kjo fundjavë e parë e muajit maj. Të moshuarit kanë fituar liri dalje jo vetëm të shtunën por edhe të dielën deri në orën 10. Përgjatë këtyre dy ditëve fëmijët deri në 14 vjeç do të kenë në krah jo vetëm nënën por edhe babain për të shëtitur nga ora 11 deri në orën 17.30.

Jo vetëm kaq por e shtuna do të vazhdojë të jetë një ditë blerjesh të ushqimeve dhe ilaçeve. Rregulli i ri i njoftuar nga kryeministri lejon të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Të gjithë bizneset e tjera do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë, përfshirë furrat e bukës dhe tregjet e fruta perimeve.

Lëvizja do të bëhet në këmbë pasi automjetet private do të vazhdojnë të qëndrojnë të parkuara, përveç atyre që kanë autorizimin përkatës në fundjavë.

Ndryshimet e reja shërbejnë edhe si një test për të gjithë shqiptarët, sa të kujdesshëm do të jenë për të ruajtur distancimin social duke u shndërruar në rojtarë të shëndetit të tyre dhe familjeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?