Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi

Kronikë

Ndryshon avokat, shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Rroshi

23 Prill 2018, 12:41| Përditesimi: 23 Prill 2018, 12:43

  • Share

TIRANE-Gjykata e ka shtyrë sot sërish seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ai akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit. Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca.

Këtë herë shkak për shtyrjen e seancës ka qenë kërkesa e avokatit Drilom Cani. Avokati kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen pasi sipas tij ka qenë një tjetër avokat më parë. Në seancën e parë avokat i Rroshit ishte Maks Haxhia.

Ish-kryebashkiaku Roshi nuk ka qenë i pranishëm. Gjykata pranoi kërkesën për shtyrje me 1 javë seancën.  Pak kohë më parë Prokuroria e kishte referuar për gjykim dosjen e Rroshit, i cili akuzohet për fshehjen e një denimi penal në Itali

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?