Kuvendi voton ndryshimet në buxhet, 12 miliardë lekë për anti-Covid-19! Shtyhet pagesa e tatim-fitimit dhe pagesa e qirasë, ushqime nga rezerva për 3 muaj!

16 Prill 2020, 17:49| Përditesimi: 16 Prill 2020, 21:26

  • Share

seancën e parë parlamentare, pas përhapjes së COVID-19, në vendin tonë janë miratuar një sërë aktesh normative të karakterit ekonomik. Fillimisht Kuvendi ka miratuar me 100 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2020, duke alokuar fondet e nevojshme për përballimin e emergjencës së parë të pandemisë. Rreth 12 miliardë lekë ishte fondi i parë që kaloi për përballimin e emergjencës ku 6.5 miliardë lekë shkuan për pagat e punonjësve, 2.5 miliardë do për sektorin e shëndetësisë, 2 miliardë lekë të tjera për furnizimin me ushqime përsëri për të përballuar COVID-19 dhe 1 miliardë për fondin rezervë.

Kush përfiton nga paketa e parë?

Nga fondi prej 6.5 miliardë lekësh që është edhe paketa e parë për pagat e punonjësve që kanë mbetur të papunë, me 26 mijë lekë në muaj, pritet të përfitojnë rreth 123 mijë persona nga të cilët 60,421 individë, të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë muaj. Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe 30 mijë të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0. Rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike. Dhe 2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë.

Mirëpo kjo paketë financiare për pagat e punonjësve nuk ka qenë në rendin e ditët këtë të enjte në parlament, dhe pritet të miratohet në seancat e ardhshme, edhe pse pagat kanë nisur të shpërndahen për personat e mbetur të papunë pasi biznesi iu është mbyllur.

Po çfarë ndryshimesh pësoi buxheti sipas Aktit Normativ të Parë?

Në aktin normativ janë të sqaruar edhe zërat buxhetorë që kanë pësuar ndryshime, ku janë shkurtuar me 900 milionë lekë shpenzimet kapitale të ministrisë së Infrastrukturës në zërin e transportit rrugor, duke kufizuar fondin e rrugëve, pasi pati edhe anulim të koncesionit Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, dhe fondet e përcaktuara për ato kaluan për emergjencën. Ky ndryshim në buxhet uli pritshmëritë për të ardhurat me 20 miliardë lekë dhe dyfishoi deficitin buxhetor. Krahasuar me buxhetin i miratuar në 18 dhjetor të vitit të kaluar janë ulur pritshmëritë për të ardhurat: nga 509.6 miliardë që ishte parashikuar buxheti, ka zbritur në 489.6 miliardë lekë, ndërkohë është rritur niveli i shpenzimeve nga 549.3 miliardë që ishte parashikuar, tashmë me aktin e parë normativ shkon në 558.3 miliardë lekë. Sakaq deficiti buxhetor për këtë vit është parashikuar të rritet duke kapur vlerën e 68.6 miliardë lekë nga 39.6 miliardë që ishte.

Këto ndryshime u bënë për të përballuar të gjitha nevojat që do të lindin nga pandemia globale

(Ndryshimet e plota në buxhet- Kliko këtu)

Çfarë po ndodh me paketën e 2?

Nga paketa e dytë pritet të përfitojnë 176 mijë të punësuar ku 100 mijë janë nga biznesi i vogël, 66 mijë nga biznesi i madh dhe 10 mijë nga sektori i turizmit. Ndihma prej 40 mijë lekësh është parashikuar ti kushtoj buxhetit 7 miliardë lekë. Por as paketa e dytë nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në parlament pasi ende nuk ka një akt normativ të publikuar. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme është ndryshuar përsëri buxheti i vitit 2020, ku në  zërin e kontigjencës për paketën sociale anti Covid-19, është shtuar edhe fondi prej 7 miliardë lekësh, duke e çuar këtë zë në vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Por ende nuk është saktësuar se cilat zëra buxhetor do të preken, por është rritur ndjeshëm borxhi publik.

Me 94 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenim u miratua edhe akti normativ për një ndryshim në ligjin Për tatimin mbi të ardhurat, i cili synon shtyrjen e afateve të deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, si dhe shtyrja e deklaratës së pasqyrave financiare nga 31 marsi për në 31 korrik. Po ashtu u shty edhe pagesa për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatim-fitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit  2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020”.

Mirëpo në Kuvend ende nuk është diskutuar shtyrja e kësteve mbi tatim-fitimin për biznesin me xhiro mbi 14 milionë lekë, që pritet të shtyhen për në mars të vitit 2020.

(Tatimi mbi të ardhurat - Kliko këtu)

Po ashtu u miratua me 96 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim edhe akti normativ për një ndryshim në ligjin për taksat vendore duke shtyrë parapagimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Ku tatimi i thjeshtuar mbi tatimin për tremujorin e parë e të dytë nuk do të paguhen brenda datës 20 Prill apo 20 korrik por do të paguhen në datën 20 tetor 2020. Ndërsa biznesi i vogël do të paguaj këstin e tretë dhe të katërt më 20 dhjetor 2020. Biznesi i vogël me xhiro nga 5 në 8 milionë lekë xhiro vjetore paguan tatim të thjeshtuar mbi fitimin në masën e 5%.

(Taksat vendore - Kliko këtu)

Ndërkohë Kuvendi ka miratuar me  97 vota pro edhe kushtin e vendosur për subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me shumicë, që të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

(Rezervart ushqimore - Kliko këtu)

Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 98 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim edhe shtyrjen e pagesës së qiranë për muajin prill dhe maj, për të gjitha bizneset që kanë një kontratë qiraje përpara pandemisë dhe që aktiviteti është pezulluar si rezultat i situatës, të gjithë studentët si dhe personat e mbetur të papunë si pasojë e masave të ndërmarra.

(Qeratë - Kliko këtu)

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?