Garda e Republikës

Ndryshon ligji/ Ja kur garda do të përdorë armën dhe forcën fizike, ndalohet të qëlluarit në ajër dhe hapja zjarr mbi turmat si në 21 Janar 2011

23 Dhjetor 2020, 13:34| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 13:46

  • Share

Qeveria dhe Kuvendi do të kufizojnë më tej përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës. Drafti i hartuar nga Ministria e Brendshme për Gardën e Republikës, i cili do të shkojë së shpejti për miratim në Kuvend, heq nenin 25 të ligjit në fuqi, i cili parashikon që punonjësi i gardës përdor armën e zjarrit kur sulmohen personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje. Drafti parashikon që punonjësi i gardës përdor forcën si mjetin e fundit për të siguruar nga aktet e dhunshme personalitetet e larte, objektet dhe për vetëmbrojtje. Në këto raste, forca përdoret si mjet i fundit dhe nuk ka karakter ndëshkues. Masa e forcës së përdorur duhet të jetë në minimumin e mundshëm dhe përdoret në kohën më të shkurtër të mundshme.

Me përdorim të forcës, nisma e re ligjore nuk nënkupton përdorim të armës, por ushtrimin e forcës fizike dhe pajisjeve të tjera, në mënyrë proporcionale. Ndërkaq, garda do të përdorë armatimin në bazuar në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, i miratuar nga mazhoranca në vitin 2014, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1998. Nisur nga krimi i 21 Janarit 2011, ku Garda e Republikës nën hijen e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, hapi zjarr mbi protestuesit, duke vrarë 4 qytetarë dhe plagosur gjashtë të tjerë, ligjvënësit socialistë janë kujdesur, duke përcaktuar qartë rrethanat dhe kushtet kur gardisti përdor armën e zjarrit.

Në ligj është ndaluar rreptësisht jo vetëm hapja zjarr mbi turmë, siç ndodhi në 21 Janar, por që ndalohet edhe të qëlluarit në ajër me armë zjarri mbi grumbullime njerëzish, si një mënyrë për shpërndarjen e tyre. Në rast tubimesh të dhunshme, garda do të përdorë armën e zjarrit vetëm kundër personave të veçantë, të cilët janë të armatosur dhe që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër jetës së personave të tjerë. Edhe në këtë rast, ligji parashikon, që arma e zjarrit përdoret vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

Në rrethanat e mësipërme, gardisti duhet të identifikojë veten dhe të japë një paralajmërim të qartë, duke u shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur nga paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet. Në rrethana objektivisht të pamundura dhe të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e gardistit. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, por duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.

Perdorimi i armeve te zjarrit

Drafti i ri për gardën, pjesa për armët

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2020 02:07

    Kush i ideon keto idiotesira?!Tani kur te vine kokat e medha te botes e te na duhet t'i ruajme nga terroristet e cfardo lloj ideologjie,duhet t'i themi gardisteve te tyre qe i sjellin me vete:-Na falni,por para se te vini sillni me shume roje dhe rujini vete V.I.P.tuaj se neve ligji na lejon t'i ruajme vetem me kopace,si ne epoken e Gurit,nuk e marrim dot persiper sigurine e tyre 100 %.Pastaj,kush e ka dhene idene e paralajmerimit?!Kjo vlen vetem ne raste si ai i Rashes,por ne protesta e revolta,ku garda eshte nen presion te madh psikologjik e fizik e ku gjithecka zhvillohet me shpejtesi dhe me drejtime te paparishikuar,nuk ke as kohe as mundesi te mendohesh gjate.jo me t'u thuash:-Ndal se do te qelloj.

    Përgjigju
  • Mire jo keq: 23/12/2020 21:51

    Hiqini Armet Gardisteve dhe Policeve kur jane jashte Sherbimi se dalin per Panair ne Bllok tu gjujt Femra me Armet e Shtetit ne Brez ose vrasin Veten dhe Familjaret nga Pakujdesia sic ka ndodhur Arma merret ne Repart kur fillon Punen dhe dorezohet aty sic veprojne edhe Policite Europiane

    Përgjigju
  • Garda: 23/12/2020 18:10

    Po po, pa merak.. do i fshijme dhe kepucet kriminelit dhe xhaketen, Se mos na shqetsohet as dhune fizike sbehet fjale ca diskuton, Vetem perkedhelje, ndonje masazh.. Ska problem le tna shkelin ne , mbajme sa te doni vetem ta kemi mire partine! Ligji vetem per punojsit egziston.. Pikerisht per ato qe sduhet.. per plerat jo! Nejse , u kuptuam! Do kalojme nga strukture sigurie e polici speciale ne Velina e balerina tashi, minister propozojme Joni Peçin. Armen do ta mbajme per zbukurim ne bufe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?