Këshilli i Ministrave ka vendosur, në mbledhjen e radhës, që të gjithë individët dhe personat juridikë, të cilët kanë në proces regjistrimi pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (në vijim, ASHK), përshirë edhe lejet e legalizimit, apo do të aplikojnë për regjistrimin e tyre brenda datës 30 shtator 2020, kanë të drejtë që, brenda këtij afati, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Deri tani, mund të përfitonin nga rivlerësimi vetëm pronat që ishin të regjistruara më parë.
Sipas Vendimit, personi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Kadastra apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3 (tre) % e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit.
Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë, brenda datës 30.9.2020, për të regjistruar më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.
Individi ose përfaqësuesi i tij mund të aplikojë on-line për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Nga ky vendim i Këshillit të Ministrave do të përfitojnë edhe ndërmarrjet. Tarifa për kryerjen e shërbimit të rivlerësimit pranë ASHK-së për pasuritë e paluajtshme në proces regjistrimi është në masën një mijë e dyqind lekë.
ASNJE LEGALIZIM nuk mund te besh moj qeveri shkerdhate,,,,ata qe kane ardhur pa leje ne tirane te ikin nga kane ardhur,,,,nuk mund te lejoi qeveria qe te shkatarrohet Tirana se duan disa maloke e katunare...po I dhate tapite ketyre kafsheve edhe ju jeni bashkefajtore ne krim...
PërgjigjuKe shume te drejte se ne po na hedhin ne gjygje qeraxhinjt e kohes qepes po kerkojne te behen pronar ne toke probari tirons me certifikate pronesie.