Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili u shton kategoritë e personave që përfitojnë pension special nga shtetit, nëse kanë dhënë kontribut dhe kanë spikatur në profesionet e tyre. Nisma e propozuar nga qeveria që në shkurt të këtij viti dhe që pritet të miratohet nga Parlamenti në ditët në vijim, shton sportistët si një kategori e re, për të përfituar pension të posaçëm. Projektligji ndryshon shkronjën ‘b’ të nenit 5 të ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 1993, duke parashikuar që njerëzit, të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e sportit kanë të drejtë të përfitojnë pension shtetëror të posaçëm.
Në relacionin e projektligjit, qeveria sqaron Kuvendin se “duke marrë shkas nga rëndësia e sportit dhe e kontributit të dhënë ndër vite nga sportistë elitarë në këtë fushë, propozohet që të drejtën për të përfituar pension të posaçëm ta kenë edhe këta individë. Ndryshimi që propozohet me këtë projektligj shihet si përparësi në motivimin e individëve për gjithëpërfshirjen e tyre në fushën e sportit”. Për hartimin e këtij projektligji ka kontribuar ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nisma është dërguar për mendim në ministrinë e Drejtësisë, e cila është shprehur dakord me sugjerimet. Më pas qeveria e ka dërguar në Kuvend, i cili e ka përfshirë në axhendën e punimeve.
Ligji aktual në fuqi parashikon se pension special shtetëror kanë të drejtë të përfitojnë politikanët me rezultate të dallueshme në politikë, njerëzit e shkencës, kulturës, arteve dhe ekonomisë. Gjithashtu kanë të drejtë të përfitojnë personat që kanë vuajtur nga persekutimi politik në rrëgjimin komunist si dhe personat që kanë marrë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta.
Pensionin e posaçëm është shtesë mbi pensionin që iu takon këtyre kategorive nga sigurimet shoqërore ose edhe pension i vetëm nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. Shuma e pensionit të posaçëm është 29.000 lekë të rinj në muaj, e cila i shtohet pensionit të pleqërisë. Ajo është katërfishi i pensionit social, shuma e të cilit është 7.262 lekë të rinj në muaj. Shuma e pensionit të posaçëm plus shumën e pensionit e pleqërisë nuk mund ta kalojë shifrën prej 58.000 lekësh të rinj në muaj ose 580 mijë lejë të vjetra në muaj.
NUK dhe se kuptoj radhen e vendimeve per pensin te vecante ,sportisteve,deputeteve yzrtarve te pushtetit vendor e qendror /Ae dini qe nje deputet 1992 merr pensin supl,16000 lek me dz muaj E cuditesheme kur ekonomia ne krize me corona virusin ne dume tu japim sportistve ,kur nuk u ngre pensinin atyre qe marrin pension qesharak,PO ragimi eshte i gabure ju kujtoj tu hiqet dhe ata qe e kane ///
PërgjigjuPo cfare politikanesh te dalluar?!!! Na dolen me prove PERSONELI SHENDETESOR qe jane super te dalluar, se per politikanet nuk dime cfare veze bejne, e prape ASGJE per ta. Na rrofshin politikanet ne Tabele Nderi.
PërgjigjuCilet politikane marrin pension special,dhe per cfare meritash?
PërgjigjuPension per politikan te dalluar? Vallahi, vetem ata qe kane bere Kushtetuten e re mbase, si z. Sabri Godo, po politikan tjeter te dalluar s'di te kete. Te padalluar po. Jam kurioz te di kriteret. Fusin edhe sportistet njesoj si vetja, sa turp. Po ti sportistin ndihmoje sa eshte duke bere sport (qe te ece perpara), jo kur i vjen vakti per ilace diabeti/zemre/tensioni si 50% e shqiptareev.
PërgjigjuSabri Godo ishte Oficer i larte i Sigurimit te Shtetit qe ne 1945, nje KRIMINEL dhe nje pseudo-shkrimtar me shenime te vjedhura. Eshte turp per Kryeqytetin dhe zonen prane nderteses se Akademise se Shkencave i eshte vene bust ketij "Plaku Mere", sigurimsit Sabri Godo, krahas figurave Kombetare te paperseritshme si De Rada, Fan S.Noli, Eqerem Cabej, Aleks Buda... Populli i Tiranes duhet te kerkoj Referendum per figurat e kombit qe nderohen me bust ne ambjentet Publike te Kryeqytetit, se keshtu nuk mund te lartesohen Kriminelet e cdo periudhe te Shqiperise e te barazohen me figurat e pavdekshme e Kombit. Jo, Jo, JO.!
Të bësh pension special për politikanët që historikisht e kanë vjedhur këtë vend është të vazhdosh të ushqesh me paratë e popullit vjedhësit. Në vend që të bëni ligje për veten dhe t i shtoni privilegje vetvetes, duhet të mendoni të bëni pensione speciale për profesionet e vështira siç janë minatorët, etj. D.m.th Luli plus miliardave do marrë dhe 500 euro pension, dhe Berisha me kompani gjithashtu
PërgjigjuNUK KENI PSE TI JEPNI sportisteve 500 euro,,,asnje leke per ata ,,,,mjafton rroga qe I jep presidenti I klubit….ne po na vdesin njerezit per buke ,,,keta palaco na duan leke,,,kesaj I thone stambolli digjet k** krihet…...
Përgjigjunuk project ligj nuk duhet te aprovohet, sepse, lindin abuzhime. ne sistemin kapitalist nuk jepen pensione nese nuk ke derdhur taxa ne sigurimet shoqerore. nese ndokush arrin ndonje sukses ne fushen e tij ai shperblehet ....... deputete mos e aprovoni kte project ligj se eshte vjedhje e taxapaguesve, prokuroria duhet ti hapi syte nga kkjo vjedhje qe mund ti behet buxhetit te shtetit.
O mbeturine e mero gelbazes, po sportiste sjane vetem futbollistet mor kafshe..