Ndryshon ligji për shtetësinë, pasaporta shqiptare për talentet e sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë

22 Shtator 2023, 11:55| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 12:09

  • Share

Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Kuvendi miratoi dje me 95 vota pro dhe 1 kundër ligjin për shtesësinë që u lehtëson marrjen e shtetësisë. Po kështu fëmijët e lindur në Shqipëri nga prindër të huaj mund të marrin shtetësi shqiptare, me kusht që prindërit të japin pëlqimin e tyre, kur mosha e tij është nën 18 vjeç.

Ky ndryshim në Ligjin për Shtetësinë, vjen në kuadër të politikave të qeverisë për të afruar talente apo kualitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”-shkruan Rama.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?