TIRANE - Një ditë mbas miratimit të ligjit të ri i cili parashikon ashpërsimin e masave për dua npirjen në ambiente publike të mbyllura, qytetarët e mirëpritën.
"Mendoj se është një gjë e mirë sepse shumë të rinj sot i ke gjithë ditën klubeve duke pirë duhan e budallallëqe, pavarësisht se ata nuk i marrin shumë parasysh pasojat që jep duhani", -tha një qytetare
"Gjë e mirë që ligji është në zbatim, unë nuk e konsumoj dhe më bezdisin ata që e pinë përreth", -u shpreh një qytetar tjetër.
"Është ligj shumë i mirë, i përkryer dhe duhet të zbatohet nga të rinjtë", -u shpreh një nga qytetarët.
Ndryshimi i Kodit Penal për duhanpirjen në ambiente publike, ndalon konsumimin e duhanit me ngrohje, cigaret elektronike apo shisha/nargjile, në ambiente të mbyllura.
Prej kohësh, nuk lejohet konsumimi i cigares në ambiente të mbyllura, por tashmë, ligji ashpërsohet duke përfshirë të gjitha llojet e cigareve.
Po ashtu dhe qytetarët të cilët janë konsumues të duhanit, u shprehën mbështetës ndaj ligjit, pasi dhe ata vetë janë të ndërgjegjshëm për dëmtimet që vijnë nga konsumimi i duhanit.
-Ju e konsumoni cigaren?
-Po, por patjetër që është i dëmshëm, është i dëmshëm dhe për personin që e pi.
-Mendoni se ky ligj i ri është i vlefshëm?
-Shumë i vlefshëm-u shpreh qytetari
"Mund të kenë bezdi, nuk i pëlqen duhani, do të jetë në një ambient të pastër dhe jo në një ambient që ka duhan", -tha një tjetër qytetar
Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në parlament, tha se do të nisë fillimisht një fushatë informimi për ligjin e ri, që të mos vijohet direkt me gjoba.
Te dale policia edhe naten te shikoje jo vetem lokalet por edhe vende te tjera sic jane rrugicat pa ndrcim hyrjet e pallateve ku mblidhen perdoruesit e lendeve narkotike.
Përgjigju