Logo e Twitter-it do të ndryshojë së shpejti. kjo është bërë e ditur nga pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk. “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.-ka shkruar Musk në një postim në Twitter.
Musk ka publikuar një pamje, ku duket një IKS (X) i ndriçuar dhe ka theksuar se nëse do të pëlqehet logo e twitter do të ndryshojë që nesër. Madje ai shtoi se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Kompania është përballur me kritika , kur Musk njoftoi se Twitter do të kufizonte se sa “cicërima” në ditë do të mund t’i lexonin përdoruesit. Kufizimet çuan në rritjen e rrjetit rival, Threads.
Ndërkaq kompania po përballet me një padi në gjykatë nga disa punonjës të larguar nga puna, që pretendojnë se kompania u ka borxh 500 milionë dollarë.