lekë. Konkretisht nga 192 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 190 lekë për litër. Edhe benzina ka pësuar ulje çmimi me 2 lekë, pra nga 187 lekë që ishte do të shitet me 185 lekë për litër. Ndërsa gazi që për shumë kohë mbeti i pandryshuar është rritur për të disatën herë. Nga sot do të shitet 4 lekë më shumë. Nga 71 lekë/litër që ishte, do të jetë 75 lekë/litër.
“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit të Transparencës.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi pasditen e sotme nga ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhet në njoftim.
O me bordi erdhi I ftohti Ket jav bam cmimi I gazit
Përgjigju