Ndryshon sërish çmimi i naftës, ulet me 2 lekë, nga sot do të shitet me 238 lekë! Bie edhe çmimi i benzinës, do të shitet me 218 lekë! Gazi nuk ndryshon

15 Korrik 2022, 15:39| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 15:53

  • Share

Pa kaluar ende 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin për naftën dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Nga sot nafta do të shitet me 238 lekë për litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ku çmimi ishte 240 lekë. Ndërsa benzina do të shitet 3 lekë më pak për litër, 218 lekë nga 221 që shitej vetëm 24 orë më parë. Çmimi i gazit vijon të mbetet 81 lekë për litër.

‘Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton bordi.

               Ishte                 Bëhet
Nafta     240 lekë/litër    238 lekë/litër
Benzina 221 lekë/litër   218 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albani: 15/07/2022 17:12

    Tallje e madhe me popullin qe i ka ngordhur nervi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?