Ekonomi

Ndryshon skema e bujqësisë, propozimi i Ministrisë së Financave: Të hiqet kompensimi 6% i TVSH-së për fermerët

1 Nëntor 2021, 07:24| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 16:40

  • Share

TIRANË- Bujqësia edhe pse është një nga prioritetet e qeverisë, në vitin 2022 do të marrë më pak para se në vitin aktual. Konkretisht sipas të dhënave në relacionin e projektbuxhetit dhe tabelat e projektligjit thuhet se shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë janë 12.736 miliardë lekë në vitin e ardhshëm nga 13,156 miliardë lekë që janë këtë vit.

Pra fondet për këtë institucion janë tkurrur me 419.96 milionë lekë. Megjithatë, pavarësisht uljes së buxhetit Ministria e Financave thotë se në vitin që vjen do të ketë rritje të punësimit në këtë sektor si dhe do të shtohet numri i fermerëve që do të përfitojnë nga skema e naftës. Por teksa diskutohet për shtimin e mbështetjes për këtë sektor, ministria e Financave, ka hartuar projektligjin për ndryshimin e ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku synon heqjen e kompensimit prej 6% për të gjithë prodhuesit bujqësor. Pjesë e paketës fiskale të re që ende nuk është zyrtarizuar, është propozuar dhe ndryshimi i skemës. 

Konkretisht nëse deri më tani fermerët përfitojnë rimbursim TVSH-je 6% për çdo shitje që kryejnë, me këtë propozim të ri rimbursimi u zerohet. Pra nëse fermerët sot shesin 1 litër qumësht 100 lekë përfitojnë 6 lekë rimbursim TVSH-je, gjë që me paketën e re fiskale bëhet zero. Ndërsa nga ana tjetër fermerët për të prodhuar produktet e tyre për çdo produkt që blejnë paguajnë 20% TVSH, siç është rasti i energjisë elektrike. 

Kjo skemë rimbursimi është rishikuar disa herë, dhe e fundit hyri në fuqi në vitin e kaluar ku rimbursimi i fermerëve për shitjet u ul nga 20% në 6%. Të gjithë e kujtojmë skenën viteve të kaluara ku fermerët derdhnin qumështin për shkak të rimbursimit të gabuar të TVSH-së.

Një politikë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë humbje tek prodhuesit bujqësor, por sipas ekspertëve dhe bizneseve të këtij sektori do të krijoj dominancë të produkteve të huaja në treg. 

“Efektet në treg i këtij vendimi janë disa, e para do kemi më shumë import, do varemi nga tregu ndërkombëtare, s’do jemi konkurrues në rajon, do kemi kosto të larta të prodhimit vendas dhe shpopullim të zonave rurale, që i përket kategorisë së fermerëve. Do ketë luhatje të çmimit në treg dhe do dëmtohet konsumatori. Heqja e TVSH është vendim i gabuar, pasi është instrument i suksesshëm për formalizimin e fermerëve. Vetëm nafta është që nxit formalizimin pasi 82% e fermerëve është e paformalizuar”, sqaron me shkrim kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj.

Sipas Ministrisë së Financave heqja e rimbursimit, do të kompensohet me subvencionim me grante direkte për sektorin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fajtori.com: 01/11/2021 07:36

    Goditje për fermerët. Agrobizneset nuk do kenë interes të blejnë produkte vendase pa TVSH. Do importojnë. Shumë keq.

    Përgjigju
    • KIK: 01/11/2021 10:22

      Me TVSH prej 20% APO 6% fitonte biznesi jo fremeri kjo eshte 100% e sigurte. se ulte cmimin. Nqs do te ndihmohet fermeri te i jap sipas sasie qe shet. jo cdo fermeri qe prodhon vetem per nevojat e veta familjare se keshtu demtohem edhe une qe nuk jam feremer.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?