Qeveria ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm, të datës 6 janar 2020, lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në Vendimin e mëparshëm parashikohej që individët dhe familjet, banesat e të cilëve kishin pësuan dëme të rënda mund të merrnin deri në 50% të vlerës së dëmit, por jo më shumë se 500 mijë lekë. Ndërkohë, 250 mijë lekë ishte tavani për dëmtimet mesatare dhe 100 mijë lekë për ato të lehta strukturore.
Risi e Vendimit të ri është përcaktimi se masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimit, mënyra e përdorimit dhe monitorimi i grantit vendosen nga këshilli bashkiak i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Ndërkohë, tavanet e grantit mbeten të njëjta. Konkretisht, pasi bashkitë të kenë bërë vlerësimin e dëmeve, do të përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit edhe individët ose familjet që kanë dëme si më poshtë:
Deri në 500 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojnë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse ose dëmtim i mureve ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-ekspertiza e thelluar;
Deri në 250 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të lehta strukturore ose dëmtime të moderuara jostrukturore ose çarje në muret ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar
Deri në 100 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve nuk kanë dëmtim strukturor ose kanë dëmtim të papërfillshëm deri në të lehtë jostrukturor, si çarje të lehta në mure ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar.
Vendimi ka vlerë për dëmtimet që kanë ndodhur në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kamzë, Vorë, Shijak, Krujë, Kurbin, Mirditë dhe Lezhë.
PËRFITOJNË NGA GRANTET E RIKONSTRUKSIONIT EDHE INDIVIDËT OSE FAMILJET QË KANË DËME SI MË POSHTË
Deri në 500 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojnë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse ose dëmtim i mureve ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-ekspertiza e thelluar;
Deri në 250 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të lehta strukturore ose dëmtime të moderuara jostrukturore ose çarje në muret ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar
Deri në 100 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve nuk kanë dëmtim strukturor ose kanë dëmtim të papërfillshëm deri në të lehtë jostrukturor, si çarje të lehta në mure ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar.
Po me pallatet e medhaja qe jane Ds4 si do procedohet? Kompleksi JEDAS qe ka 3 kollona te dëmtuara?
PërgjigjuO Allbi mos luaj cakallin e Rames njerzit Kane humbur SHTEPITE shoku Rama I premtoje te gjithe te DEMTUARVE se SHTEPITE do tu a beje Me te mira sec I kishit KY ESHTE NJE MASHTRIM QE ED RAMA DUHET TA PAGUAJ SHTRENJTE NGA KY POPULL AI QE KUR VURI TIGRIN AHMETAJ U PA SE CFARE DO TE NDODHTE METE DEMTUARIT NGA TERMETI
PërgjigjuSi ta rregulloj banesen me 500 mij lek kur kollona eshte krisur??? NA thuj o bab rama apo harrove kur beje inxhinierin, tashi ben doktorin e nese profetin. tka hyp vetja ne qejf duke vene masa nga fb.
PërgjigjuPor ca me duhet mua demshperblimi atyre zagare Kam 20 vjet qe punoj ne Itali Bleve apartamentin e ri per prindrit qe te rrin pak rehat Gjith jeten tu vujt E kam ble 80000€ plus punimet e perrmirsimit E mobilje Dmth pothuajse 100000€ Mi japin leket mua Keta ? Vend ma i keq nuk bon vaki Turp per politikamet qe kemi Ishalla ilace ti bojn leket e njerezeve qe kan punuar gjith jeten
PërgjigjuPer kete Albin ketu poshte; Parate per shtepite e shembura nuk i jep qeveria, por BE dhe vendet qe ndihmuan shqiptaret. I gjithe fondi i grumbulluar po ndahet nga qeveria ne tre feta; Feta e pare eshte pagesa ne cash e demtimeve pra Ds1, 2, 3 etj dhe deri ketu nuk ka korrupsion ose eshte e pamundur sepse shuma e ketyre parave nuk mund te trukohet nga qeveria. Por kjo fete eshte shume e holle. Feta e dyte jane "ndertimet e banesave nga qeveria" dhe ketu hapesirat per korrupsion jane te pamata. Tendera dhe nentendera, specialiste, projekte, studio arkitektesh etj.Feta e trete jane "ndertimet e qeverise per infrastrukturen shteterore" pra rruge, shkolla, ujesjelles, lulishte, shatervane etj etj. Ketu mundesia per te vjedhur eshte hon, gremine fare. Detyra e Ahmetaj eshte te devijoje sa me shume fonde tek dyshi dhe treshi. Ky eshte shqetesimi i qytetareve.
a je mire or ti shok? Ku e ke pa ti kete qe paske blere shtepine ti edhe te te japi leket shteti?! Meqe jetoke ne Itali, duhet ta kesh kuptu deri tani qe egziston nje koncept qe quhet "ASIKURACION", dhe ndryshe nga sa mendojne shqiptaret si puna jote, nuk eshte nje instrument vetem qe te bejne leke kompanite, por edhe nje mburoje kur te bie ty bytha ne uje. Per termetet ne Itali qeveria i ka kompensuar me apartamente, dhe ato po pritet te mbarojne ka kaq kohe. Edhe ketu qeveria ka thene qe do i kompensoje shtepite e demtuara. prandaj para se te qaravitesh se eshte "vendi ma i keq", hidh njw sy verdalle.
NUK ISHTE KY PREMTIMI I QEVERISE SE ED RAMES TURP PARATE E EUROPES FLUTURUAN ME AEROPLANIN E ARBEN AHMETAJT
PërgjigjuKur dalin leket e termetit
ca thu mer burr, e nxorre direkt vendimin. Asgje nuk ndryshon, thjesht do e marrin vendimin njesite lokale. dhe eshte me e drejte keshtu, se eshte nje ngarkese qe qeveria qendrore nuk ka pse ta mbaje ne keto momente. Kot tani, ca te them ca te them, hajde po ja fus kot avioni i Arben Ahmetajt e po dukem sikur i di te gjitha...