Ndryshon vendndodhja, aeroporti i ri nuk do ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër! Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë

8 Janar, 13:44| Përditesimi: 8 Janar, 17:27

  • Share

Aeroporti i katërt i vendit, nuk do të ndërtohet në Sarandë siç ishte planifikuar por në Gjirokastër. Tenderi për aeroportin e jugut është anuluar disa herë, ndërsa pritet të hapet një garë tjetër për në Gjirokastër. Ndërsa në Vlorë pritet që fluturimet e para të bëhen në pranverën e vitit 2025.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa i takon infrastrukturës Rrugore ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njoftoi në konferencë se këtë vit dorëzohen Unaza e Madhe e Tiranës dhe Rruga e Arbrit. Ndërsa dy veprat e tjera tuneli i Llogarasë dhe Thumanë-Kashar, mbyllen në 2024 e do jenë me pagesë.

“Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesës siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja.

Baypass-i i Tiranës dhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës janë dy projektet që pritet të startojnë gjatë këtij viti.

“Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” thekson kreu i ARRSH.

Viti 2024, mund të shoqërohet edhe me rritje të çmimit të ujit.

Në fushën portuale, në tetor 2024 do të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, ndërsa në Durrës po avancojnë punimet për portin Turistik

Sa i takon hekurudhave, po vijon puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe është miratuar financimi për Durrës-Rrogozhinë. Kurse për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, po bëhet gatu dokumentacioni, për të nisur me fazat e tjera të projektit.

Kurse projektet për nëntokën shqiptare do të kenë një përgjigje në fund të muajit mars, kur do të mbyllen edhe fazat e testimit për naftën në Shpirag, nëse do të bëhet e mundur nxjerrja e saj nga 6 kilometra thellësi dhe situata e komplikuar që është konstatuar atje.

Ora 14:06
Nis këtë vit faza e parë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës! Në tetor hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos

 

Brenda këtij viti do të nisë faza e parë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, dhe do të nisë puna fillimisht për pjesën Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe më pas kthesa e Rinasit-Durrës.

Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi shpjegoi se fluksi i automjeteve që po kalojnë në këtë autostradë është 3-fish më i lartë sesa është kapaciteti i saj. Sipas Berberit kjo autostradë është ndërtuar për të përballuar 30 mijë automjete ndërsa ka arritur në 90 mijë në 2023.

“Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” thekson kreu i ARRSH.

Ndërkohë gjatë këtij muaj pritet të hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre, ndërsa në tetor do të hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, po ashtu këtë vit do të hvillohet gara edhe për Baypass-in e Tiranës.

Objektivat e Infrastrukturës presin mbyllje të punimeve për fazën e parë të Elbasan Qafë-Thanë, Orikum-Dukat, aksit Palasë- Dhërmi, të rrugës Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan dhe Qafa e Buallit-Martanesh.

Sa i takon hekurudhave, po vijon puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe është miratuar financimi për Durrës-Rrogozhinë. Kurse për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, po bëhet gatu dokumentacioni, për të nisur me fazat e tjera të projektit.

Ora 13:47
Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë! Brenda vitit dorëzohet Rruga e Arbrit dhe Unaza e Madhe e Tiranës

Kalimi nga tuneli i Llogarasë që pritet të hapet në 30 qershor 2024, do të jetë me pagesë, dhe po ashtu edhe kalimi nga akset e Korridorit Blu ku përfshihen akset Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, do të jetë me pagesë. Në verë të këtij viti pritet të hapet për kalim rruga Thumanë-Kashar. Po ashtu në këtë vit do punohet edhe për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, që do të ketë ndikim edhe tek kalimi me pagesë në këto akse.

“Viti 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore, fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë. Siç kemi premtuar në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara. Qendra e monitorimit nuk do të përbëhet vetëm nga ARRSH por edhe Ugjenca dhe Emergjenca Civile, Policia e Shtetit që do të jenë në gatishmëri të plotë. Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/01/2024 02:51

    I rane shkurt me /gjysem te gatshme/ se na qenka nje fushe avionesh ne Gjirokaster,ne Sarande do t'ju duhej t'a fillonin nga 0 !! Te shpresojme qe ndertimi i tij nuk do zgjase sa hekurudha Tirane-Durres e rindertuar dhe te shohim nese ne Sarande humbjen e aeroportit do t'a konpensojne me ndonje miniport modern per turiste!

    Përgjigju
  • papaja: 09/01/2024 02:03

    SA MBAN NGA GJIROKASTRA NE SARANDE ME MAKINE,,DHE KORCA DHE SHKODRA DUHET TE KENE AEROPORT...

    Përgjigju
  • Thoma: 08/01/2024 19:19

    Ne cdo vend te botes paguajn taksa per rruge pa taksa nuk behet as gje por te pakten leket e taksapapaguarit te shkojn per nderertimin e shqiprise jo ne xhebat e oligarteve.

    Përgjigju
  • Bravo: 08/01/2024 16:29

    Shume perfekte ky projekt Gjirokastra tani do kete shume shpejt nje njohje boterore dhe milione turiste bravo urojme te mbaroje sa me shpejt nje super lajm

    Përgjigju
    • Shoku i Bravos: 09/01/2024 09:00

      Ju te tre qe keni komentuar futini nje pelegrinazh andej nga Saliu...dhe ndizni nga nje qiri, se per kshu jeni ju..tribal.

    • I them bravos: 08/01/2024 20:16

      Nuk te vjen peshtire nga vetja hic?

    • Triliarda turiste: 08/01/2024 18:32

      Lum partia qe te ka o sufllaqe e shpifur

    • Miliarda turiste: 08/01/2024 17:04

      Miliarda thuaj. Ik futi ndonje sufllaqe tani dhe shko merr rrogen e partise. Mos harro ti thuash femijeve sesi e fiton buken e tyre.

  • Gjirokastra: 08/01/2024 15:45

    Na gezon shume vendimi per areportin ne gjirokaster, ju faleminderit dhe urojme me shpirt te behet realitet sa me shpejt te jete e mundur.

    Përgjigju
  • Ben: 08/01/2024 15:26

    Beni rrugen qe shkon ne Kakavije njehere,se eshte skandal,rruge nacionale gjoja.

    Përgjigju
  • Qobani: 08/01/2024 14:35

    Ja vlen të tregohet e vërteta,feja dhe shkenca shkojn paralel,kta të cilët nuk arrijnë me fitu UJIN për deri sa jan Njerëz,industria i shëndrron në gypa për ta përcjellë ujinë,në kët bot ska kurgja të vdekun asë falas,kryesore jeta vazhdon krejtë normalë

    Përgjigju
  • noli: 08/01/2024 14:18

    Shume mire e keni menduar !!! per nje turizem kater oresh qe ka gjrk i zbrisni njerezit nje ore larg nga Saranda ku rrine mesatarisht 7-10 dite . Respekte kolegeve te korfuzit, ja dolen ta shtyjne sa me larg Sarandes aeroportin.

    Përgjigju
  • Toni: 08/01/2024 13:54

    E bëtë per Manen tunelin, dhe tani fakturën do e paguajnë taksapaguesit! Bravo znj Balluku!

    Përgjigju
    • @tiku: 09/01/2024 00:06

      Nuk dolën nga super taksat lekët për tunelin e Manes?! Që ta kuptosh më mirë pyete babin sa e ka pensionin

    • Tiku: 08/01/2024 16:34

      Do paguajne ata qe duan te kalojne ne tynel,,ca taksapagues thua... eshte normal me pages thuaj te vendosin nje cmim te arsyeshem..., ai qe ska te paguaj do bej rrugen e vjeter.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?