Policia në shkollën

‘Ndërhynë me vonesë’, prindërit e fëmijëve akuzojnë policinë në sulmin në Teksas

26 Maj 2022, 16:10| Përditesimi: 26 Maj 2022, 16:31

  • Share

Ditën e martë, 18-vjeçari Salvador Ramos, hyri i armatosur në shkollën “Robb” në Uvalde, Teksas, ku qëlloi me armë mbi nxënësit dhe mësuesit. Si pasojë e sulmit të rëndë vdiqën 21 persona, prej të cilëve 19 fëmijë dhe dy të rritur.

Prindërit e fëmijëve të vrarë kanë akuzuar së fundmi Policinë se ka ndërhyrë me vonesë në shkollë gjatë kohës që autori ishte duke sulmuar. 

Kjo bazuar dhe nga disa dëshmitarë të cilët thanë se oficerët nuk kanë hyrë menjëherë në godinën ku Salvador Ramos po qëllonte nxënësit, madje dhe hetuesit në fakt po përpiqen të kuptojnë se pse kanë kaluar 40 deri në 60 minuta para ndërhyrjes së policisë në shkollë.

Ndërkohë, Raul Ortiz, Shefi i Patrullës Kufitare të SHBA tha për mediat amerikane se oficerët ishin në zbatimin e një plani dhe u kujdesën për gjithçka sa më shpejt të mundeshin.

 "Ata nuk hezituan. Ata dolën me një plan. Ata hynë në atë klasë dhe u kujdesën për situatën sa më shpejt që të mundeshin," tha Ortiz.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?