Për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin e furnizimit me ujë, do të ketë ndërprerje dhe reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë reduktimi i furnizimit me ujë do të prekë zonën “Kodra e Diellit” dhe “Komunën e Parisit”
UKT sqaron se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, duke synuar garantimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët në vijim.
‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në: Zonën “Kodra e Diellit” dhe në zonën “Komuna e Parisit” do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.
UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt’, thuhet në njoftimin e UKT.
Komente

Turp per UKT qe ne çdo vend te Tiranes ne rruge te ndryshme ka rrjedhje uji dhe nuk I riparojne??aty do kete shum korrupsion dhe drejtues te paafte qe vetem marrin rrogen!!
Përgjigju