Në krye të detyrës kur të tjerët festojnë ndërrimin e viteve! Polici bashkiak tregon sesi festohet Viti i Ri në punë

29 Dhjetor 2022, 18:46| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 18:52

  • Share

Në natën e ndërrimit të viteve jo të gjithë do të festojnë dhe shijojnë atmosferën festive me familjen. Ka nga ata që do të jenë në krye të detyrës duke pritur festën në rrugët e Tiranës, atu ku në mesnatë atmosfera do të jetë shpërthyese.

Edhe pse do të jenë në punë mbrëmjen e 31 dhjetorit, për përgjegjësin e qarkullimit në bashkinë Tiranë Gentian Vocaj kjo natë ka anët e saj pozitive.

“Kënaqësia e kalimit të Vitit të Ri është pranë familjeve për cilindo, por dhe kalimi i Vitit të Ri pranë qindra mijëra njerëzve që do të jenë atë natë në kryeqytet duke e festuar ka dhe ajo një kënaqësi të veçantë të cilën e provon nëse je në detyrë dhe mes qindra njerëzve që do të jenë atë natë. Nuk është kënaqësi që mund të shpjegohet me fjalë, duhet ta ndiesh.”

50 policë bashkiakë, inspektorë e forca të shumta të rendit do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve për të siguruar rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Detyrat e këtij plani masash është kryesisht mbajtjen pastër të trotuareve dhe të çështjeve kryesore si dhe menaxhimin e trafikut. Mbajtja pastër e trotuareve është kryesisht nga tregtarët ambulant apo nga subjektet e ndryshme të cilët përpiqen të tejkalojnë hapësirën publike të cilën e paguajnë në bashki apo dhe shitblerja e shpendëve, mbarëvajtja e aktiviteteve në sheshin Skënderbej dhe e trafikut mbas orës 12 pasi siç e dimë nga eksperienca e viteve të kaluara pas orës 12 ka një trafik të shtuar dhe të këmbësoreve dhe të njerëzve

Për të shmangur kaosin nga trafiku i rënduar dhe ndonjë incident të mundshëm nga fishekzjarrët, përgjegjësi i qarkullimit në bashkinë Tiranë ka disa këshilla për qytetarët.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve pasi problematika kryesore është me lëndët plasëse piroteknikëve, fishekzjarrëve e që të kenë parasysh që këto janë lëndë të rrezikshme të cilat kategorizohen dhe sipas kategorisë është dhe distanca që duhet të kenë këto mjete kur përdoren nga njerëzit që shkon nga një metër në 20 metër. Bashkia do të organizoj spektaklin e fishekzjarrëve ,por qytetari duhet të ketë kujdes.”

Gjendja e gatishmërisë si për policinë bashkiake, ashtu edhe për atë të rendit do të vijojë dhe pas mesnate, për të menaxhuar lëvizjet e ndryshme në rrugë kur  festimet zhvendosen në lokale e ku ka përdorimin në masë të pijeve alkoolike.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 30/12/2022 15:38

    Policia bashkiake vetem me gjoba ne xhamat e makinave te parkuara ne menyre te rregullt merret shiko trotuaret qe bllokohen nga tavolinat nga shitesit fruta perime dhe qytetaret mezi kalojne nuk kane te drejte te bllokojne trotuaret se ka konflikt interesi etj.

    Përgjigju
  • Tani: 30/12/2022 12:57

    Eshte per tu habitur se si shumica e njerezve, ne Tirane te pakten se neper rrethe ka me pak rremuja, ofendon Policine Bashkiake sepse po keta njerez qe shajne kryejne shkelje. Pra logjika eshte c'eshte kjo polici koti qe na gjobit e sna le te bejme shkelje e te parkojme edhe ne mes te rruges apo te bejme cte na doje qejfi!! Domethene a e kuptoni cfare flisni? Neper bote more idiota Policia Bashkiake jo vetem gjoba po te fut dhe ne burg e ju ankoheni pse hani gjoba meqe beni shkelje!!!

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 30/12/2022 09:23

    Sikur te behej nje eksperiment, e policia bashkiake te shkrihej brenda dites pa lajmeruar askend e te nesermen te mos dilte asnje prej tyre ne terren besoj ASKUSH nuk do e vinte re... Nje jave me pa's, kur te jepej lajmi, thjeshte do bertisnim te gjithe: shyqyr!

    Përgjigju
  • Timi: 29/12/2022 23:58

    Keta jane vetem per te rrjepur se per pune nuk jane.

    Përgjigju
  • Agushi: 29/12/2022 20:19

    Car nxirrni keta qylaxhijt e bashkise ne lajme,keta e kane mendjen per te vene ndonje gjob parkimi se per gje tjeter si ka then njeri puna e mbare,me vjen keq per policet e shtetit me sakte per oficeret e krimeve se patrullat sbejne asnje or me teper pune kur ka ngjarje,i mbaron turni nderrohen marrin dhe ore nate,po shteti te kthej syte nga palca kurrizore e policise oficerat e krimeve se perdit po e lejne policine se eshte bere pune me ngarkese te paperballueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?