Njerëzimi krijon vetiu një lëvizje të ritmit të gjërave dhe jetës që ndryshon nga viti në vit edhe zakonet e të jetuarit. E njëjta gjë ndodh edhe me mënyrën sesi urojmë festojmë dhe si ndryshojmë traditat.
Kartolinat janë një formë e kujtesës së kohës po aq sa edhe e një urimi original, që dikur ishte e vetmja formë. Sot disi më e zbehur, por ende ka njerëz që e ruajnë. Sot në studio me koleksionistin Kozma Dashi, i hodhëm një sy koleksionit të tij të rrallë dhe të shkuarës së kartolinave. Këto të fundit edhe një mënyrë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.
Ka një emocion që të fal letra dhe shkrimi me dorë, diçka e dedikuar dhe e veçantë, të cilën nuk e zëvendëson teknologjia.
Kartolina lindi si nevojë e një komunikimi të shpejtë dhe të lirë ,vitet e arta të kartolinave ishin 1890 dhe 1915. Më tej koleksionisti Dashi na tregon se për herë të parë në Finlandë në 2017-ën u lejua ekspozimi i kartolinave Ky është koleksioni i parë prezantuar nga Shqipëria në një kampionat europian. Rrallësia e saj i jep vlerë një kartoline e cila pavarësisht një mesazhi në telefon, mbetet një prej mënyrave më të bukura dhe të ndjera të të uruarit.
Një tjetër moment që shënon festat dhe gëzimet është ushqimi. Gatimet të cilat përveç nostalgjisë së periudhave të caktuara, janë edhe ruajtja e traditës shqiptare dhe familjare.
Shumë gjëra kanë ndryshuar me kohën por jo fakti që bakllavaja është ëmbëlsira që nuk bie asnjëherë nga froni veçanërisht në mbyllje të vitit.
Në studio shefi Adrian Lika na tregoi për mënyrën sesi në raportin me tryezën e festave gjërat kanë ndryshuar por edhe disa të tjera janë ruajtur si pjesë e traditës.
Një ndërthurje e traditës me modernen në tavolinë është këshilla e shefit, për të ndërthurur edhe shijet për shkak edhe brezave të ndryshëm në një tryezë.