Riza Hoxha

Kronikë

Ndërron jetë gazetari Riza Hoxha

14 Tetor 2019, 14:17| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 14:37

  • Share

Gazetari dhe korrespondenti i ATSH-së Riza Hoxha ka ndërruar jetë.

Lajmin e dha ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata.

Ai çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Riza Hoxha punoi për gati 20 vite si korrespondet i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë

Mesazhi i Bujar Muçmatas:

"Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.

Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!"

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?