Kosova & Rajoni

Ndërron jetë një shqiptar në burgun e Idrizovës në Maqedoni

13 Maj 2019, 09:53| Përditesimi: 13 Maj 2019, 12:41

  • Share

Një shqiptar nga Shkupi  ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në Maqedoni. Bëhet fjalë për shqiptarin, Xhengis Xhemaili, 54 -vjeç i cili vuante dënimin 13 vjeçar të konfirmuar para disa ditësh nga gjykata në Maqedoni.

I burgosuri shqiptar ka humbur jetën në kohën e ajrosjes ndërsa thuhet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak në zemër. Xhemaili ishte i dënuar për vrasjen e Amel Zverotiç, vrasje kjo e ndodhur në vitin 2006 për një borxh 100.000 euro që viktima i kishte Xhemailit.

Fillimisht shqiptari u dënua në mungesë me 20 vjetë heqje lirie, por pas arrestimit të tij disa vite më parë gjykimi u përsërit dhe për të u dhanë 13 vite burg. Dënimi ishte konfirmuar para disa ditëve nga gjykata Administrative në Maqedoni.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?