Sue Lyon, aktorja që ka interpretuar Lolitën në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Lyon u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles, ditën e enjte, pasi kishte kohë që vuante nga një sëmundje.
Vladimir Nabokov, autori i librit “Lolita”, e pati përshkruar aktoren si perfekte për rolin e vajzës 12-vjeçare.
Përzgjedhja e saj shkaktoi shumë polemika, pasi ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.
Ajo mundi konkurrencën e 800 vajzave të tjera për të marrë rolin në filmin që tregon historinë e një profesori që fiksohet me nxënësen e tij në shkollë.
Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma të tjerë gjatë karrierës së saj, që nga vitit 1959 deri në vitin 1980 me filmin horror "Aligator".
Pjesë nga filmi "Lolita"
Komente
