GREQI - Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e shtetit fqinj. Bëhet fjalë për një shtetas 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i vdekur në qelitë e burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në jugperëndim të Athinës. Ky është rasti i tretë brenda më pak se dy javë të vdekjes së një shqiptari në burgun grek. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij autoritet greke bëjnë të ditur se po hetojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
Pak ditë më parë në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival (Lexo këtu), të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek (Lexo këtu). Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Michalis Zafiropulos. Ai u qëllua për vdekje në burg vetëm pak orë pasi ishte transferuar nga burgu i Kretës.
Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar (Lexo këtu). Sipas autoriteteve greke, ai u gjet i varur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë. Ndërsa disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritetet greke.
Ngjarjet e fundit në burgjet greke janë në vazhdën e disa vrasjeve në shtetin fqinj. Që prej vrasjes së ekstremistit minoritara në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta.
Komente

Po ai greku polici qe bente vrasesin me lek ne tirane a eshte ne burg ketu akoma??? Nuk i futin dot nje xham ne fyt??
PërgjigjuNgrihu o shtet se po vrasin gjith shqiptaret ata ropq**t
PërgjigjuO miri ...Mund te me shpjegosh cfare lidhje ka Rama dhe racistet greke me vrasjet ndermjet shqiptareve te grupeve rivale?
PërgjigjuSkemi shtet tani qe rama esht edhe minister i jashtem pse nuk reagon!!!vdekje Grekëve rracistë
Përgjigju