Ekonomi

Në 1 korrik nis fiskalizimi i faturave biznes-biznes! Ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022

10 Qershor 2021, 16:55| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 17:21

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u bën thirrje bizneseve që të fiskalizohen pasi nuk do të ketë shtyrje. Fiskalizimin për faturat pa para në dorë mes bizneseve do të nisë më 1 korrik, dhe deri në vitin e ardhshëm nuk do të aplikohen gjobat për shkeljet që do të konstatohen.

“Jemi të angazhuar për rritjen e efektivitetit të këtij procesi duke e bërë atë sa më të thjeshtë për biznesin. Nga ana tjetër qasja jonë nuk është penalizuese, por mbështetëse me qëllim vendosjen e një metodologjie raportimi ndërmjet biznesit dhe Administratës Tatimore”, u shpreh ministrja Denaj.

Po ashtu bizneset kanë mundësi që ta nisin fiskalizimin më para afatit të tyre ligjor për tu përshtatur me këtë sistem të ri. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj foli edhe për kostot ku tha se bizneset mund të përdorin portalin Self Care pa pagesë.

“Qëllimi kryesor është të lehtësojmë procedurat dhe kostot për bizneset. Ne do të jemi aty për ti ndihmuar dhe nxitur bizneset e vogla të fiskaliziohet. Porsa i përket kostove portali Self Care është pa pagesë dhe mund të përdoret për të lëshuar faturat”, u shpreh Ibrahimaj.

Nëpërmjet fiskalizimin shitjet që do të kryejnë bizneset do të raportohen në kohë reale tek tatimet. Aktualisht e kanë nisur procesin 4500 subjekte dhe janë lëshuar në total mbi 2 milionë fatura të fiskalizuara për transaksione me dhe pa para në dorë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?