Arbi Agalliu

Në 1 qershor PD zhvillon Kuvendin për prezantimin e Programit, Agalliu: Do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar

19 Maj, 16:53| Përditesimi: 19 Maj, 16:55

  • Share

Në datën 1 qershor, Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit, në orën 11:00, te Parku Olimpik.

Lajmin e ka bërë të ditur, ditën e sotme Sekretari për Programin, Arbi Agalliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili thotë se PD është e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Agalliu theksoi se, PD do kërkoj votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e 2025. Si “Sekretar për Programin” kam kënaqësinë të bëj me dije se në datën 1 Qershor, në orën 11:00 te Parku Olimpik, PD do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit.

Ky fakt tregon edhe njëherë seriozitetin e PD për të qenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Me një program cilësor dhe me një ekip me profesionistë dhe integritet do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar”, tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?