Në 100 -vjetorin e lindjes së tij, në mjediset e parkut antik të Apolonisë u përkujtua një prej figurave e personaliteve të mëdha të letërsisë shqipe të shek XX-të, Jakov Xoxa. Mes aktiviteteve maratonë studiues, akademikë dhe personalitete të letërsisë u bënë pjesë e Konferencës letraro- Shkencore kushtuar kontributit dhe veprës së shkrimtarit.
“Është një shlyerje detyrimi për shka se në dekadate fundit ka patur një qëndrim jo aq të denjë për veprat e tij. Para së gjithashë është për të vendosur në vendin e duhur dhe të merituar vlerat ë tërësi të vlerave të asaj çfarë kemi trashëguar nga Jakov Xoxa”, tha ai.
Jo me më pak me emocione dhe krenari e përkujton dhe i biri, Agron Xoxa kontributin dhe figurën e letrave shqipe.
“Ky është një nder i madh që i bëhet figurës së babait tim. Titulli që iu dha “Nderi i Akademisë” pas vdekjes është një tjetër rivlerësim i madh që po i bëhet figurës së babait”, tha ai.
Për mbesën e shkrimtarit, Ajola Xoxa, hapja e dhomes muzeale ku Jakovi shkroi pjesen më të madhe të veprave të tij, do ti japë një dimension të ri punës dhe veprës së Jakov Xoxës.
“Dhoma muze e Jakov Xoxës e cila ndodhet në Apolloni që është dhe vendi ku ai ka shkruar një pjesë të madhe të veprave të tij, do të rivlerësohet dhe do të rihapet në muajt në vijim duke e pasuruar me objekte të Jakovit por edhe duke pasur një linjë muzeale të re që e lidh jo vetëm me historinë e vetë Jakovit por edhe me dashurinë e madhe që ai ka patur për të lëvruar gjuhën shqipe .
Shkrimtari i njohur Jakov Xoxa është shpallur personalitet vitit i dy akademive të Shqipërisë dhe Kosovës. Me mjeshtërinë e fjalës artistike dhe stilin origjinal, ky qëndrestar i shpirtit myzeqar ka arritur tu lerë brezave kryeveprat e tij “ Lumi i vdekur “ , “ Juga e bardhë” dhe “ Lulja e kripës”.