Në 11 ditë 41 filma/ Festivali i të Drejtave të Njeriut mbyll siparin (VIDEO)

25 Shtator 2020, 16:42| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 16:57

  • Share

Me prezantimin e tre filmave të fundit, “terr i plotë” me regji të Giuseppe Rasit, “Zemërbardhët” nga Ana Jakimska dhe “Lufta brenda meje” nga Sebastian Heinzel Festivali i të Drejtave të Njeriut mbylli siparin. Drejtori ekzekutiv i Festivalit, kineasti Kujtim Çashku edhe kryetari i bordit të festivalit, Robert Wilton zgjodhën që këtë festival ta konsiderojnë  një bukuri kulturore, që ndikon në ndërtimin e shpirtit në vendin tonë.

“Pas një maratone prej 11 netësh vjen një moment që duhet ta mbyllim këtë udhëtim bashkërisht”, shprehet Çashku.

“Faleminderit për të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe kanë ndihmuar në realizimin e këtij festivali. Këtu në këtë oborr krijohet një bukuri kulturore, shpirti i vendit ndërtohet me të gjithë ju”, thotë Wilton.

Gjatë 11 netëve radhazi tek “Marubi”, lulishtja e kryeministrisë edhe Arkivi i Filmit u prezantuan 41 filma nga e gjithë bota, të cilët trajtonin tematikën e dhunës kundër gruas edhe fëmijëve.

Artisti brazilian Eclesio Ramos de Soza me një koncert muzikor do të mbyllte këtë edicion të XV-të të Festivalit të të Drejtave të Njeriut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?