Kadastra e Vlorës

Në 11 muaj, 9 drejtorë të ndryshëm! Sërish ndryshime në Kadastrën e Vlorës, zv. Drejtori i pezulluar për dosjen e ‘Jalës’ merr drejtimin e institucionit

31 Dhjetor 2020, 16:50| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 16:56

  • Share

VLORË- Në 31 dhjetor, Kadastra e Vlorës ka njohur drejtorin e ri! Ai është Klodian Troci. Troci ka qenë nëndrejtor në këtë institucion dhe zë vendin e Andi Binajt. Ky i fundit u largua pas 6 muajsh në krye të Kadastrës, pasi ka marrë postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.  Klodian Troci i cili ishte pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”.

Këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i cili tha se në këtë institucion ka pasur presione kriminale.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda pak muajsh ka ndërruar 9 drejtorë?  Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj. Pas tij, vendin e ka zënë Klodian Troci. 

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 11 muajve
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Jurgen Pilkati
 Andi Binaj
Klodian Troci

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 31/12/2020 18:33

    Ja me keta plera qe hidhen sa andej ketej bejne cfare duam e i degjojme prape qe jane bere drejtora ka rrezik i humb zgjedhjet o Ed Rama.Mbaroi vlora vetem ky bastardi la ngel ul e ngri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?