Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë

13 Shtator 2023, 18:45| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 18:46

  • Share

16 mijë maturantë mbyllën fazën e regjistrimeve në Universitet nga raundi I parë ndërsa në 15 shtator nis raundi I dytë I aplikimeve online për pjesën tjetër. Edhe këtë vit, nga raundi i parë disa prej degëve prioritare rezultojnë më pak të kërkuara. Në degën e fizikës janë ezauruar vetëm 14% e kuotave. Kimia dhe Italishtja nuk do të hapen këtë vit në Universitetin e Vlorës ndërsa vetëm 8.5% e maturantëve janë regjistruar në degën e mësuesisë. Interes të ulët ka patur dhe për programet histori, psikologji dhe gjuhët e huaja dhe disa degë të Bujqësorit.

Kreu i Rrjetit Akademik shqiptar thotë se në kushtet ku tregu I ka dhënë sinjalet për profesionet më të kërkuara është detyra e universiteteve të reagojnë.

“Qoftë dhe kompanitë i kanë dhënë sinjalet për këto programe dhe është detyra e universiteteve të reagojnë. Mund të jenë të ndryshme , shkenca, histori , psikologji , programe që lidhen me mësuesinë. Është një gamë shumë e gjerë. Oferta akademike në Shqipëri është shumë e madhe. E kemi filluar me 470 programe dhe kemi mbi 200 programe shtesë për një periudhë gati 7-vjeçare. Mjekësia e përgjithshme është dega më e kërkuar, stomatologji, mami, fizioterapia deri te ndihmës stomatologu. Këto programe ndiqen nga shkencat inxhinierike, teknologjia e informacionit. Të preferuara janë dhe degët që lidhen me ndërtimet, arkitektura psh”, thotw Arjan Xhelaj.

Në universitetin e Korçës janë regjistruar mbi 400 studentë në raundin e parë.  Rektori Dhimitri Bello thotë se programet 2 vjeçare në tëresi kanë pasur nje ulje te numrit të studëntëven. Programi “Filozofi Sociologji” nuk ka pasur asnjë regjistrim ndërkohë edhe programi 2 vjeçar Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekën dhe Arkivë është ndër të rriskuarit.

“Pak më ulët me shifra janë regjistrimet në programet e mësusisë, shkencat e natyrës, matematika, fizika dhe filozofi-sociologjia që s’ka të regjistruar. Programet 2 vjeçare kanë më pak regjistrime. Pra është rritur numri i tek Bachelori dhe është ulur te 2-vjeçari . Shkaqet dihen. Punësimi është më i sigurt kur ke një diplomë të arsimit të lartë sesa kur ke një 2-vjeçar., thotw Dhimitri Bello.

5500 maturantë piritet të aplikojnë në raundin e dytë të regjistrimeve I cili zgjat deri në 1 tetor. Më pas në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?