Tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandez u shpreh i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij mbrëmjen e djeshme ndaj Napolit në Champions League.
‘Shumë i lumtur, Barcelona është në tetëshen më të mirë të Europës. Kualifikimi i merituar, ndeshje e dominuar në sulm dhe mbrojtje, por edhe ndeshje e shkëlqyer nga Napoli’.
Nga ana tjetër Xavi shikon përpara drejt shortit.
’Ne duhet të mendojmë për veten tonë. Të lumtur me kualifikimin dhe do të shohim se si do të shkojë shorti. Krenar që jemi sërish në çerekfinale pas vitesh’.
Barça mundi mbrëmë 3-1 Napolin, duke u kualifikuar në 1/8 të Champions League. Hera e fundit që Barça luajti në një fazë të tillë të Champions, ishte viti 2020 kur u mund 8-2 nga Bayern Munchen.