Politikë

Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2

29 Janar, 21:51| Përditesimi: 29 Janar, 22:15

  • Share

Pavarësisht se në vitin 2009 propozoi një nismë ligjore për martesat brenda së njëjtës gjini, propozim që asokohe bëri jehonë për shkak se sipas mediave botërore vinte si propozim për të hequr vizat me Bashkimin Evropian dhe vetëm një vit më vonë, në 2010, projektoi, mbështeti dhe miratoi Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor si një nocion ligjor, 15 vite më vonë, Berisha vjen me një qëndrim krejtësisht të kundërt.

Në prag të zgjedhjeve duke e ngritur si një kartë të fortë të Partisë Demokratike dhe vetëm pak ditë pasi Presidenti i Zgjedhur i SHBA Donald Trump përforcoi qëndrimin e tij për homoseksualët duke thënë se njeh vetëm dy gjini, Sali Berisha tha sot se edhe PD do të depozitojë në Kuvend nismën ligjore që Shqipëria vetëm 2 gjini.

“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.”

Ky vendim vjen në një kohë kur Shqipëria në fakt, njeh zyrtarisht vetëm 2 gjini, por Berisha shkon edhe më tej, duke thënë se do të sanksionohen ata që përdorin termat prindi 1 dhe prindi 2.

“Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime.”

Propozimet e sotme të Berishës, nxitën reagimin e përfaqësuesve të komunitetit LGBT, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, të cilët në 2013, vitin e fundit në qeveri të Sali Berishës zhvilluan një takim me të dhe folën mbi ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini.

Xheni Karaj tha se Sali Berisha, po përpiqet të kopjojë Trump-in për të mbuluar dështimet e tij politike dhe për të kërkuar lëmoshë për heqjen e “non grata-s.”

“Ky njeri, që përdor çdo mjet për t'u kapur me thonj pas një pushteti që e ka humbur dhe nuk do ta rimarrë dot kurrë, ka vendosur të dezinformojë dhe të hapë një luftë imagjinare kundër personave LGBTI+.” Shkruajti Karaj.

Ndërsa në reagimin e tij Kristi Pinderi e quajti një njeri të kontradiktave të mëdha shpesh absurde. 

'Një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist, që premtoi luftë ndaj korrupsionit, por iku nga pushteti për shkak të korrupsionit galopant që lejoi - përfshirë familjarët e vet. Dhe një politikan që votoi ligjet pro LGBTI+ e pastaj përdor për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist." Shkruajti Pinderi.

Ora 21:55
Berisha nismë ligjore që njeh vetëm 2 gjini, Kristi Pinderi: Po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë

1738184371_kristi.JPG

Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se do të dorëzojë në Kuvend ligjin që njeh vetëm 2 gjini.

Pas këtyre deklaratave, ka ardhur një reagim nga aktivisti i komunitetit LGBTI Kristi Pinderi, i cili thotë se Berisha kur ka qenë kryeministër ka miratuar një ligji i cili njeh personat transgjinor, ndërsa tani kërkon që të fshijë atë që e firmosi vetë.

"Sali Berisha është i vetmi kryeministër në historinë e Shqipërisë që, në vitin 2010, ka projektuar, mbështetur dhe miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor (personat trasngjinorë) si një nocion të rëndësishëm ligjor. Dhe për këtë, emri i Sali Berishës do të mbetet gjithmonë si një asterisk në historinë politike të lëvizjes queer dhe trans në Shqipëri, jo si mbrojtës i të drejtave, por si një politikan që sot po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë. Një njeri i kontradiktave të mëdha shpesh absurde: një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist i epur, një mbrojtës i demokracisë në fillim të viteve 90, dhe shkelësi më i madh i saj mes atyre viteve e në vazhdim, një burrë që erdhi për herë të dytë në pushtet duke premtuar luftë të pandashme ndaj korrupsionit, e që iku nga ai pushtet për shkak të korrupsionit galopant që lejoi përfshirë familjarët e vet. Dhe së fundmi një politikan që njëherë voton ligjet më përparimtare të Shqipërisë karshi komunitetit LGBTI+ e pastaj i përdor po ato për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist’, shkruan ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?