Sport

VIDEO/ Në 2016 Ballist Morina, tani Jasiri! Asani i jep fanellën tifozit special të Kombëtares

13 Tetor 2023, 10:44| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 11:41

  • Share

Shqipëria fitoi dje 3-0 kundër Çekisë për grupin E të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi është me një këmbë e gjysmë në Europianin e Gjermanisë, teksa edhe një pikë na mjafton për të qenë matematikisht në eventin e rëndësishëm.

Kjo do ishte hera e dytë që ekipi ynë merr pjesë në Europian, pas "Francë 2016". Në Europianin e 2016 ishte Ismail Morina, ose i njohur si Ballist Morina që na dha një dorë për ëndrrën historike, duke ngritur dronin me flamurin e "Shqipërisë Etnike" në Beograd, gjë që tërboi serbët.

Pas shumë peripecive, gjyqeve apo edhe arrestimeve, Ballisti është i lirë dhe dje ishte në "Air Albania" për të ndjekur fitoren e Shqipërisë. Nëse në tetorin e 2014 ishte ai që na dha një ndihmë për kalimin në Europian, pasi kuqezinjtë e fituan 3-0 ndeshjen në CAS, tanimë është Jasir Asani që me golat e tij po bën sërish ëndrrën realitet.

Autori i një prej golave të djeshëm, Asani shkëmbeu fanellën pikërisht me Ismail Morinën. Të dy nga Maqedonia e Veriut, djemtë secili në formën e tyre po jep kontributin për ekipin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?