Këtë vit 1.1 mld lekë për emërgjencat civile ose 70 % më shumë! Tirana, Kamza dhe Shkodra me buxhetin më të lartë

9 Janar 2021, 18:17| Përditesimi: 9 Janar 2021, 18:31

  • Share

1.1 miliardë lekë janë në dispozicion të Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Brendshme e cila përgjigjet për pasojat nga fenomenet natyrore, përmbytjet, zjarret apo tërmetet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për këtë qellim  në vitin e kaluar ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë, ndërsa këtë vit janë parashikuar fonde rreth 70% më të larta. 

1610212858_Tabela1.jpg

Mbështetja për këtë sektor, bëhet më e domosdoshme në momentet kur përballemi me ngjarje si këto të ditëve të para të vitit 2021, me përmbytje në disa zona dhe dëmtime rrugësh. Por përveç fondit të përcaktuar për emergjencën civile, për herë të parë për vitin 2021 është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh për pushtetin vendor pikërisht për mbrojtjen civile. Po ashtu pushteti vendor është i detyruar që të ndaj nga buxheti që i vihet në dispozicion nga qeveria 4% vetëm për fatkeqësitë natyrore dhe mbrojtjen civile.

Për këtë vit bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit 56.3 miliardë lekë ose sa 3.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Krahasuar me buxhetin vendor të 2020, konstatohet një rritje prej 2.9 miliardë lekë më shumë. Po ashtu bashkitë marrin në formën e transfertës së pakushtëzuar fonde të tjera për të mbuluar nevojat e tyre nga buxheti i shtetit që për vitin 2021 është në vlerën e 18.2 miliardë lekëve.

Ndërkohë nga transferta e pakushtëzuar, për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 174.6 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 26 milionë lekë, ndjekur nga Shkodra me 17.8 milionë lekë. ndërsa Lezha që ka pësuar përmbytjet më të mëdha deri më tani ka për mbrojtjen civile 10.9 milionë lekë. 

1610212918_tabela2.jpg

FONDET PER EMERGJENCAT CIVILE

Viti 2014                839 mln lekë

Viti 2015                779 mln lekë

Viti 2016                144 mln leke

Viti 2017                203 mln lekë

Viti 2018                479 mln lekë

Viti 2019                678 mln lekë

Viti 2020                434 mln lekë

Viti 2021                1.1 mld lekë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?