Në 2023, bashkitë fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve! Rriten të ardhurat, por vetëm 1/3 e turistëve regjistrohen

14 Qershor, 16:46| Përditesimi: 14 Qershor, 17:01

  • Share

Afro 4 milionë euro ka përfituar pushteti vendor gjatë vitit të kaluar prej bumit turistik, duke u rritur me 1.1 milionë euro në raport me vitin 2022, kur 61 bashkitë e vendit mblodhën në total nga taksa e fjetjes së hotele vetëm 2.8 milionë euro.

Taksa e fjetjes në hotel që varjon nga 35 lekë deri në 350 lekë, në varësi të vendit të akomodimit dhe bashkisë, përfshihet në faturën që paguan qytetari për dhomën e hotelit, por ekspertët e sektorit pohojnë se në shumicën e rasteve hotelet apo strukturat e tjera nuk presin faturë për dhomën.

Informaliteti në sektorin e turizmit dëshmohet edhe nga shifrat e INSTAT, pasi vjet nga 10.1 milionë turistë që vizituan vendin, vetëm 1.4 milionë jo-rezidentë janë akomoduar në strukturat tona akomoduese, duke ngritur pikëpyetjen se ku fjetën pjesa tjetër. Qëndruan në strukturat akomodusese që ushtrojnë aktivitet të pa-regjistruara apo bizneset nuk deklaruan numrin real të pushuesve që kanë pritur?

E njëjta situatë vijon edhe këtë vit, pasi në tre muaj në vend erdhën 1.5 milionë të huaj, ndërkohë që në strukturat akomoduese kanë fjetur vetëm 172 mijë jo-rezidentë. 

Nëse sektori do të ishte i formalizuar, dhe bizneset do të deklaronin numrin real të pushuesve që akomodojnë, dhe netët e tyre të qëndrimit fitimi i bashkive do të ishte shumë më i lartë nga taksa e fjetjes në hotele.

Për të shmangur evazionin Ministria e Turizmit pati paralajmëruar ndryshim të mënyrës se si mblidhet kjo taksë, duke vënë në funksion të një sistemi transparent  ku do të kishte akses jo vetëm bashkia, por edhe policia dhe tatimet. Në këtë mënyrë sistemi do të ishte digjital dhe netët e qëndrimit kontrollohen në kohë reale. Por ende nuk ka ndryshime të bëra publike, për këtë çështje.

TAKSA E FJETJES NË HOTEL
Viti 2022           2,836,864 euro  
Viti 2023           3,987,818 euro
Rritja                +1,150,954 euro
TURIZMI NË SHIFRA
Janar-Mars 2024                            1.535.113 të huaj
Turistë të akomoduar                        172.633 të huaj
Të pa-akomoduar                           1,362,480 të huaj
TURIZMI NË SHIFRA
Viti 2023                          10.155.640 të huaj
Turistë të akomoduar       1.409.327 të huaj
Të pa-akomoduar             8.746.313 të huaj

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/06/2024 01:56

    /ALEX/,keni shume te drejte,gjithashtu ketyre u duhen shtuar dhe turistet qe marrin dhoma ne apartamente me qera per nje minimum kohe,si dhe turistet qe vine me trailers dhe me canta/cadra kampingu qe flene ne natyre e s'kane nevoje per hotele.

    Përgjigju
  • Alex: 14/06/2024 17:00

    Regjistrohen 1/3 sepse pjesa tjeter jane Shqiptare me nenshtetesi te ndryshme dhe ne Shqiperi qeveria i quan turiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?