TIRANË- Në datën 21 tetor IuteCredit do të sjellë në Shqipëri, një nga mendjet që krijoi dhe menaxhoi evolucion digjital në Estoni, Siim Sikkut, ish Drejtori i lartë Informacioni në qeveritë estoneze. Sikkut, ishte ideatori i evolucion digjital, pas sulmit kibernetike që pësuan estonezët në 2007. Duke qenë se edhe vendi ynë është përballur me një agresion të ngjashëm me autor Iranin, IuteCredit ka vendosur për të mbajtur konferencën “Shoqëritë Digjitale: Përvoja estoneze në Shqipëri”, ku gazetari Denis Dyrnjaja ka dhënë detajet.
Sulmet iraniane duket se vazhdojnë në mënyrë sporadike por me impakt në sektorë sensitivë. A është shteti shqiptar realisht i përgatitur për të ardhmen digjitale dhe risqet që vijnë me to?
-Një vend balltik, ndoshta edhe më i vogël se i yni ka një historik të ngjashëm me sulmet hibernetike, përballë një agresori edhe më të madh ndoshta se iranianët. Bëhet fjalë për Estoninë, e cila që prej vitit 2007 ka njohur një revolucion digjital unik në botë, duke u shndërruar në shtetin dhe shoqërinë më digjitale në botë. Ajo çfarë ne po bëjmë me e-Albania, e ka nisur Estonia që në vitin 2007. Ky revolucion sigurisht erdhi edhe me rreziqe dhe në 2007, Rusia dhe grupe të tjera të pavarura hakerimi sulmuan institucione publike dhe private në Estoni, duke paralizuar totalisht aktivitetin dhe komunikimin mes tyre. Kjo gjë shkaktoi panik dhe humbje ekonomike kolosale, por nga ai moment Estonia mori vendimin për të ngritur një nga sistemet më të mira të mbrojtjes kibernetike në botë. Unë mendoj se kemi shumë për të mësuar nga Estonia dhe rasti më i afërt është data 21 tetor ku IuteCredit do të sjellë në Shqipëri, pikërisht një nga mendjet që krijoi dhe menaxhoi këtë evolucion digjital.
Sulmet iraniane duket se synojnë të diskreditojnë shërbime dhe të dhëna shumë sensitive. A ka rrezik që këto sulme të prodhojnë turbullira civile?
-Në fakt, pikërisht rasti estonez vlen edhe më shumë si përgjigje ndaj kësaj pikëpyetjeje. Ajo çfarë nisi si thjesht heqja e një busti të një partizani të panjohur sovjetik nga një nga sheshet kryesore të kryqytetit estonez, u shndërrua në një nga betejat më të gjata të ushtrisë kibernetike ruse ndaj vendit balltik, ku madje sulmi më i fundit ishte para 1 muaji dhe nuk pati asnjë rezultat.
Po si e arritën estonezët këtë efikasitet?
-Ata ndërtuan një ushtri të tyren me ekspertë, qytetarë të lirë që merrnin vesh nga IT dhe teknologjia dhe kontribuonin edhe vullnetarisht në programin e mbrojtjes. Dikush pas pune, dikush gjatë pushimeve, por të gjithë kontribuan nën një vizion për t’I bërë ballë ariut rus, pa ndërprerë shërbimet publike online apo aktivitetet ekonomike. Një nga mendjet që ushqeu këtë vizion ishte edhe Siim Sikkut, ish Drejtori i lartë Informacioni në qeveritë estoneze, të cilit IuteCredit e sjell në Shqipëri, për të ndarë ekspertizën e tij me partnerët shqiptarë në datën 21 tetor te Pallati i Operas dhe Baletit.
Shumë interesante kjo iniciativë e IuteCredit. Çfarë tjetër pritet nga kjo Konferencë?
-Në fakt është e pritshme nga IuteCredit, e cila përveç se është markë estoneze, ajo rregullisht ka nxitur risi dhe inovacion në tregun e mikrokredive. Konferenca quhet “Shoqëritë Digjitale: Përvoja estoneze në Shqipëri” dhe përveç zotit Sikkut, në Shqipëri do të jetë edhe Indrek Neivelt një mendje brilante e digjitalizimit të financave dhe vetë themeluesi i IuteCredit, Tarmo Sild. Në krah të tyre pritet të jenë përfaqësues nga institucionet shqiptare si Banka e Shqipërisë, Fakultetet E universiteteve, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, Bashkia Tiranë dhe ekspertë të tjerë. Kjo është realisht një mundësi fantastike për këdo që punon apo impaktohet nga zhvillimet digjitale, në biznesin apo punët e tyre të përditshme.