Në 28 maj shfaqja ‘Notre Dame de Paris’ në stadiumin ‘Air Albania’! Rama: Vihet në skenë për publikun e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit

4 Maj 2023, 15:58| Përditesimi: 4 Maj 2023, 16:21

  • Share

Muzikali i rekordeve Guinnees dhe shfaqja më e ndjekur në Europë ‘Notre Dame de Paris’ nga novela e shkrimtarit francez Victor Hygo për herë të parë do të jetë stadiumin Air Albania në 28 maj. Shfaqja do të vihet në skenë nga legjenda e muzikës italiane Riccardo Cocciante. 

Kjo është publikuar nga kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në facebook, ku shkruan se shfaqja do të organizohet në stadiumin ‘Air Albania’ për publikun shqiptar dhe të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit prej nga pritet të vijnë vizitorë.

“NOTRE DAME DE PARIS NË TIRAAAANË  Për herë të parë muzikali i rekordeve Guinness, SHOW MË I NDJEKUR NË EUROPË, spektakli i emocioneve të shumta, bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, VJEN NË AIR ALBANIA STADIUM për publikun e Shqipërisë e të krejt Ballkanit. 28 MAJ, TIRANË, MUZIKALI QË KA “ÇMENDUR” EUROPËN”- shruan Rama.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?