Në 3 ditë në Portin e Durrësit në hyrje-dalje janë regjistruar 3689 pasagjere dhe 1310 mjete

4 Janar 2021, 10:57| Përditesimi: 4 Janar 2021, 11:41

  • Share

Në Portin e Durrësit përgjatë 3 ditëve nga 31 dhjetori 2020 deri në 2 janar 2021 kanë hyrë dhe dalë në total 3689 pasagjere dhe 1310 mjete.

Konkretisht më 31 dhjetor 2020, Porti i Durrësit ka funksionuar vetëm në hyrje, ku kanë mbërritur  3 tragete "Francesca" dhe "Rigel VII" të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti "AF Claudia" i linjës Ankona-Durrës, në total me 1,363 pasagjerë dhe 642 mjete.

Ndërsa më  1 janar 2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje. Drejt Portit të Barit(Itali) kanë lundruar dy tragete, "Francesca" dhe "Rigel VII",  në total me 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Më datë 2 janar 2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjelltas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?