Në 4 ditë 1552 qytetarë të gjobitur se u kapën në rrugë pa maskë! 16 të tjerë u ndëshkuan se dolën pas orës 22:00

1 Dhjetor 2020, 15:08| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 15:48

  • Share

TIRANË- Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë gjobitur pasi janë kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë. Më konkretisht, gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar 1552 qytetarë, të cilët janë gjobitur me 3 mijë lekë. Gjoba ka pasur edhe për qytetarë të pabindur që kanë lëvizur pas orës 22:00, më konkretisht bëhet fjalë për 16 'të pabindur'. Ato kanë lëvizur pas orës policore, pa asnjë motiv të fortë.

Ndërkohë, teksa ka një numër të lartë të qytetarëve të ndëshkuar, duket se bizneset janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm. Në 4 ditë , është gjobitur vetëm një biznes se nuk ka respektuar masat anti-COVID. Gjoba ndaj tij është 1 mln lekë. Te ky lokal nuk ishin respektuar protokollet e sigurisë.

"Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë", njofton policia.

Policia e Shtetit bën apel për respektimin e masave.

"Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anti-COVID dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00", apelon Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?