Papa Françesku

Bota

Kush do të jetë papa i ri? Shumica e kardinalëve që votojnë janë emëruar nga Papa Françesku

24 Prill, 15:33| Përditesimi: 24 Prill, 16:18

  • Share

Në 5 Maj do të nisë procedura elektorale më antike dhe ndoshta më komplekse në botë të paktën nga ato që janë ende në përdorim edhe sot. Konklava në Vatikan do të sjellë emrin e papës së ri që do të pasojë të ndjerin Papa Françesku.

Në konklavë nuk kanë të drejtën e votës të gjithë kardinalët katolikë në për botë. Do të jenë 135 prej tyre që do të mbyllen për disa ditë pa asnjë kontakt me botën jashtë, për të dalë vetëm pasi të kenë zgjedhur prijësin e ri të kishës katolike. Nga totali i kardinalëve që do të zgjedhin emrin e papës së ri, Papa Françesku do të ketë edhe pse i ndarë nga jeta tashmë një ndikim të madh.

Të emëruarit e Françeskut pritet të kenë një ndikim të madh në zgjedhjen e pasuesit të tij. TV shtetëror Italian Rai thotë se vota e tyre do të jetë për një kandidat që do të çojë përpara frymën e Françeskut, atë për një kishë universal dhe vëmendjen ndaj periferive të varfërve ambientit dhe mungesën e kompaktësisë për tema të tjera si homoseksualët apo rolin e grave në kishë.

Në media këto ditë është folur shumë për emra të ndryshëm dhe kontinentin që do të ulë kardinalin në fronin papal. Do të jetë evropian? Amerikan, afrikan? Apo për herë të parë do të shohim një papë aziatik? Në vijim janë disa nga emrat e përmendur këto ditë në media.

Jean Marc Aveline

Kardinali francez, Jean-Marc Aveline, kryepeshkopi 66 vjeçar i Marsejës I përfolur si një ndër të preferuarit e preferuarit e Papa Françeskut për ta pasuar atë, është një prelat i dashur, jo konservator, i përkushtuar ndaj çështjeve të migrimit dhe dialogut ndërfetar. Familja e tij ka origjinë franceze dhe u vendos në Algjeri kur vendi ishte nën sundimin kolonial francez. Avelline uemëruar cardinal nga Francesku në 2019.

Peter Erdo Hungarez

Kardinali hungarez Peter Erdo është një tjetër kandidaturë e përfolur për tu zgjedhur papë. 72 vjeçari është një ndër kardinalët e vjetër evropian, I emëruar nga Papa Gjon Pali I dytë. I rritur nën regjimin komunist ateist në Hungari ai është një ndër konservatorët mes kardinalëve dhe përkrah frymën e kishës së vjetër. Erdo pozicionohet kundër bashkimeve homoseksuale, ai flet 5 gjuhë të huaja.

Luis Tagle Filipine

I shpallur si "Françesku aziatik", Kardinali filipinas Luis Tagle zotëron jo vetëm atribute të ngjashme me Jorge Bergoglio dhe përvojë të gjerë baritore dhe administrative, por edhe trajnim të rëndësishëm teologjik dhe historik. Në të vërtetë, dikur ai konsiderohej si pasardhësi i preferuar i Papa Françeskut, por që atëherë ka humbur kuotat. Do të ishte papë i parë aziatik.

Fridolin Ambongo Kongo

Kardinali 65 vjeçar nga Kongo, Fridolin Ambongo, Kryepeshkopi i Kinshasës, është një promovues i pasionuar i drejtësisë sociale, i cili pa frikë angazhohet në politikë në emër të të varfërve dhe atyre që nuk kanë zë, por qasja e të cilit ndaj misionit dhe çështjeve të tjera thelbësore duket kontradiktore. Ai është emëruar cardinal nga Papa Françesku në 2019.

Robert Prevost SHBA

Kardinali 69 vjeçar amerikan Robert Francis Prevost, prefekti i Kongregatës me ndikim për Peshkopët, është një prelat i lindur në Çikago, i cili kaloi shumë vite si misionar në Peru përpara se të zgjidhej kryetar i Augustinianëve për dy mandate radhazi. Edhe ai është emëruar cardinal nga Françesku. Kryepeshkopi Prevost është diskret me mediat, dhe vlerësohet për aftësinë e tij për të dëgjuar dhe zotëruar çështje të ndryshme.

Pietro Parolin

Italianët shpresojnë që në fronin papal të ulet pas disa dekadash një papë Italian. Pietro Parolin është kandidatura më e frotë e përfolur deri më tani për këtë. 70 vjeçari është një ndër personalitetet e Vatikanit dhe aktualisht mban postin e sekretarit të shtetit. Ka role të rëndësishme ndër vite për marrëdhëniet shtetërore të vatikanit me vende të tjera. Parolin është një ndër bashkëpuntorët e ngushtë të Papa Françeskut. Françesku e emëroi Parolinin sekretar të shtetit në vitin 2013 dhe në 2014, e emëroi atë në "Këshillin e Kardinalëve" të tij të brendshëm, që e këshilluan atë për reformimin e Kishës.

Matteo Zuppi Italian

Kardinali Italian Matteo Zuppi, një tjetër i emëruar i Françeskut, ka qenë një yll në rritje të shpejtë në episkopatën italiane. 69- vjeçari është një prelat italian që anon shumë në krahun e majtë politik të Kishës. Nëse do të zgjidhej, ai ka të ngjarë të vazhdojë trashëgiminë e Papa Françeskut, megjithëse me shumë kontroll nga komuniteti laik Sant'Egidio me të cilin ai ka lidhje të ngushta.

135 kardinalë zgjedhin papën e ri:
-103 të emëruar nga Papa Françesku
-27 të emëruar nga Papa Benedikti i XVI
-5 të emëruar nga Papa Gjon Pali I II

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?