Gjirokastër- Mbi 1800 kontrolle u kryen nga Policia e Gjirokastrës gjatë muajve të fundit në terrene të hapura dhe të mbyllura kundër kultivimit të kanabis sativa. Në analizën 6 mujore te policisë, ky qark ende rezulton i prekur nga fenomeni i kultivimit, por zonat më aktive janë ato në bashkitë Tepelenë e Përmet.
Terreni në përgjithësi ku kultivohen bimët narkotike që është i vështirë, malor. i pyllëzuar dhe larg qendrave të banuara. Niveli ekonomik i ulët i fermerëve të bimëve narkotike është i ulët, tha Ardian Çipa ,Drejtor i Policise se Gjirokastrës.
I pranishëm në takim ishte kryeprokurori i Gjirokastrës, Petrit Çano, ku theksoi se po bëhen monitorime te rrepta. Prokuroria sipas tij do të jetë në mbështetje të policisë.
Ne duhet të parandalojmë cdo lloj tendence. Elementët kriminalë kanë nisur të përdorin metoda nga më të ndryshmet, më përpara kanë qenë ambientet e hapura, tha Çano.
Mbi 40 operacione u kryen nga Policia e Gjirokastrës përgjatë muajve te fundit nga ku ka pasur edhe të arrestuar, ndërsa Çipa tha se policia po punon përgjatë kësaj kohe për një tjetër operacion që do të çojë ne pranga persona te përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.